Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së z. Bashkim Fehmiut, i cili ndërroi jetë dje në Prishtin. Më poshtë, po e japim tekstin e këtij telegrami:
E nderuara familje Fehmiu,Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, z. Bashkim Fehmiu, i cili la gjurmë të pashlyeshme në procesin e zhvillimit të arsimit shqip në Kosovë, në formësimin e arkitekturës sonë universitare dhe në atë të vendit në përgjithësi.Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, por jemi të bindur se virtytet e tij intelekltuale e njerëzore do të kujtohen gjithmonë me respekt nga të gjithë qytetarët e Republikë së Kosovës.Zoti e bekoftë z. Bashkim Fehmiun!