DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu mori pjesë në kremten e Ditës së Lirisë së Podujevës

Dr. FatmirSejdiu, vizitoi sot Komunën ePodujevës, ku mori pjesë nëakademinë solemne tëorganizuar me rastine Ditës së Lirisë sëkëtij qyteti, nëpërurimin e sheshit tëqytetit, në përurimine Palestrës sësporteve, si dhe nëpërurimin e rrugës sëfshatit Sekiraçë.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu zbuloi posterin e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Ilir Konushefci, në qendër të qytetit. Në akademinë solemne, Presidenti Sejdiu theksoi se 19 qershori, Dita e Çlirimit të Podujevës, është një ditë e rëndësishme për Podujevën dhe Kosovën, sepse është një nga ditët më të rëndësishme të historisë sonë të re.“Kjo ditë është përmbyllje e ambicies, e aspiratës, e ëndrrës së dekadave dhe të shekullit të popullit të kësaj ane për të pasur lirinë, për të pasë kohën që do t’u jepet njerëzve të vendit për të ndërtuar jetën e tyre”, theksoi Presidenti Sejdiu. Më tej, Presidenti tha se edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet, gjithmonë do të jenë në kujtesën tonë njerëzit tanë që kanë dhënë jetën e tyre për Kosovën, në të gjitha periudhat që nga 1910, 1912, në periudhën mes të dy luftërave botërore, në vitet 1944-‘45, 1980 por edhe në periudhën e përmbylljes, kur të gjithë kanë rrah në një dell, me një ndjenjë që të ketë liri, apo që Kosova të ketë myhyrin e vet, siç thoshte Presidenti Rugova. Presidenti Sejdiu theksoi se liria e Kosovës është arritur falë energjisë dhe sakrificës së pashtershme, falë lëvizjes së fuqishme politike dhe të rezistencës, ku Llapi si regjion, me gjithë barrën, peshën dhe ndjeshmërinë si hapësirë e parë e ataqeve e ka dhënë provimin e vet, të cilin e dha edhe Kosova në përgjithësi. Gjithashtu, Presidenti Sejdiu foli për zhvillimet e përgjithshme politike në vendin tonë, si dhe për punën e madhe që dimë dhe duhet bërë me përkushtimin e madh që la Presidenti Rugova, Zahir Pajaziti, Iliri e të tjerët, në mënyrë që të bëhet një qeverisje e mirë, e qytetëruar, e ndershme, pa afera dhe pa fenomene të këqija që mund t’ja zënë frymën një vendi. 

This site is registered on wpml.org as a development site.