Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në konferencën e organizuar nga “Qendra Rinore Fisnikët”, në partneritet me Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, e mbështetur nga forum SYD të finacuar nga SIDA e cila kishte për qëllim pasqyrimin e rolit të akterëve për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset për implementimin e politikave rinore.
Në fjalën e tij mbajtur me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se Kosova ka një rini të arsimuar, të shëndetshme dhe të njerëzishme, e cila e do shansën e vet dhe së cilës duhet krijuar hapësira më të mëdha të pjesëmarrjes në të gjitha proceset në krijimin e politikave, por edhe në zbatimin tyre.Presidenti i bëri thirrje Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që në fokusin themelor ta ketë dhënien e mundësisë dhe angazhimin paralel të të gjitha potencialeve të reja në projekte të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.“Zhvillimi i vendit nuk mund të bëhet pa qenë e angazhuar e gjithë struktura e moshave e veçanërisht në rolin e veçantë të rinjtë”, theksoi Presidenti.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se Kosova duhet të bëje “luftë” të veçantë që të kthejë resurset e veta njerëzore që janë jashtë, krahas këtyre që janë në vend. Në këtë kontekst, Presidenti përmendi numrin shumë të madh të të rinjve të Kosovës të cilët kanë studiuar ose janë duke mbaruar studimet jashtë vendi.“Numër shumë i madh i i të rinjve të Kosovës kanë studiuar ose janë duke mbaruar studimet jashtë vendi, një pjesë e së cilëve janë kthyer, por edhe shumë nga ata presin ftesën tonë për të dhënë kontributin këtu. Kthimi i tyre do të ishte një humbje shanse e profitit më të madh që mund ta kenë tash për tash atje, por e gjejnë profitin më të madh për vendin e tyre dhe kjo mund të quhet atdhetaria e njerëzve për vendin e vet”, theksoi Presidenti Sejdiu.Në këtë konferencë, një fjalë rasti e mbajti edhe z.Valton Beqiri, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit.