Më poshtë teksti i plotë i kësaj letre:Prishtinë, 13 korrik 2009Shkëlqesisë së tij, z. Filip Vujanoviq President i Republikës së Malit të Zi
I nderuari President Vujanoviq:
Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju përgëzoj Ju dhe popullin e Malit të Zi me rastin e 13 Korrikut, Ditës Kombëtare të Republikës së Malit të Zi. Kjo ditë shënon ngjarje shumë të rëndësishme për vendin dhe popullin tuaj dhe si e tillë shërben si frymëzim për të gjitha kombet demokratike dhe liridashëse anekënd botës.
Po ashtu, dua ta shfrytëzoj këtë rast që ta falënderoj edhe njëherë Republikën e Malit të Zi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme ndaj vendit dhe popullit tim, e cila është konfirmuar me njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga ana e vendit tuaj. Republika e Kosovës e konsideron Republikën e Malit të Zi partner strategjik dhe ne jemi të bindur se bashkëpunimi midis dy vendeve tona do ta përshpejtojë rrugëtimin tonë drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Presim me padurim vazhdimin e këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm dhe thellimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.
Luteni t’i pranoni sërish, Shkëlqesia Juaj, përgëzimet e mia të përzemërta dhe garancitë e respektit dhe konsideratës sime më të thellë.
Sinqerisht,
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës