presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekretoi miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës

8 qershor. – Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka dekretuarsot miratimin e Stemave të 15 Njësive tëForcës së Sigurisë së Kosovës.

Dekreti është shpallur në mbështetje të nenit 18, pika 3 të Ligjit për Forcën e
Sigurisë së Kosovës, që përcakton kompetencat e Presidentit të Republikës së Kosovës për miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pas rekomandimit të përbashkët të Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së
Kosovës.

Dekreti përfshin miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së
Kosovës, ashtu siç janë propozuar dhe përshkruar në letrat e datës 7 prill 2009 dhe 2 qershor 2009.

Stemat miratohen për këto Njësi: Brigada e Reagimit të Shpejtë; Brigada e
Mbështetjes Operacionale; Komanda e Doktrinës së Stërvitjes; Regjimenti i
Mbrojtjes Civile; Komanda e Kërkim Shpëtimit; Kompania e Zjarrfikësve;
Materiet e Rrezikshme; Batalioni i Logjistikës; Kompania e Deminimit;
Batalioni i Xhenios; Kompania e Aviacionit; Kompania e Mjekësisë;
Kompania e Komunikimit; Njësia e Policisë; Njësia Ndërlidhëse për Reagim të Shpejtë.

This site is registered on wpml.org as a development site.