Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot në Paris të Francës për të takuar në një darkë pune Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé, me të cilin ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Presidenti i Kosovës, z. Pacolli e njoftoi z. Conde për situatën në Kosovë dhe rajon dhe njëkohësisht u informuar nga homologu i tij për situatën në rajonin e Afrikës. Dy Presidentët u pajtuan që në të ardhmen të intensifikojn edhe më shumë marrëdhëniet në mes të dy vendeve.