DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli priti në takim një Delegacionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Presidenti Behgjet Pacolli priti në takim një Delegacionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga z. Adam Bennett, Këshilltar i Lartë i Departamentit Evropian në përbërje të të cilit ishin edhe z. Mr. Costas Christou, Shef i Departamentit Evropian për Kosovë dhe Jose Sulemane përfaqësues i Departamentit Evropian për Kosovë.

Gjatë takimit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i falënderoi përfaqësuesit e FMN-së për të gjithë ndihmën që ky institucion i respektuar ndërkombëtar i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës. Presidenti Pacolli i informoi përfaqësuesit e FMN-së për përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim të ngushtë me FMN-në, për programet në fuqi si dhe për programet  në vijim. Gjithashtu, Presidenti Pacolli foli edhe për vështirësitë dhe gjendjen e vështirë sociale që mbretëron në Kosovë dhe kërkoi nga mysafirët mirëkuptim për plotësimin edhe të atyre objektivave që ende nuk janë plotësuar në programet e përbashkëta me FMN-në.Ai tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me FMN-në për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme duke pasur konsideratë gjendjen sociale në vend.Ndërkaq, z. Adam Bennett, Këshilltar i Lartë i Departamentit Evropian duke shprehur gatishmërinë e FMN-së për bashkëpunim me institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen , tha se objektiv i FMN-së është përparimi afatgjatë dhe qëndrueshmëria afatgjate buxhetore e Kosovës.Z. Adam Bennett, theksoi se shumica e objektivave të programit të vitit të kaluar janë përmbushur dhe po punohet për gjetjen e zgjidhjeve edhe për çështjet e ngritura.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.