DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli priti ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z.Ian Cliff ia ka dorëzuar sot letrat kredenciale, në një ceremoni solemne, Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës falënderojnë shumë Mbretërinë e Bashkuar për çdo gjë që ka bërë, për mbështetjen që i ka dhënë formimit dhe forcimit të Republikës së Kosovës”, tha Presidenti Pacolli në takim. Ai tha se përkrahja e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka munguar asnjëherë dhe populli i Kosovës është me fat që ka një mik të tillë dhe këtë përkrahje dhe këtë ndihmë nuk do ta harrojë kurrë. Ambasadori Ian Cliff tha se ai do të angazhohet për përforcimin edhe më tej të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona. “Për Mbretërinë e Bashkuar, Kosova është një partner i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit. Keni pasur përkrahjen e vazhdueshme të saj në të kaluarën dhe do ta keni edhe në të ardhmen”, theksoi ambasadori Ian Cliff. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Kosovën të lëvizë më shpejt drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar dëshiron që ta shohë gjithë Ballkanin të integruar në Bashkimin Evropian.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.