Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), z. Bashkim Smakaj.
Z.Smakaj e njoftoi Presidentin Pacolli me punën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e cila tashmë po hyn në vitin e tretë të funksionit të saj, organizimin e saj dhe sfidat që e presin në të ardhmen. Nga ana e tij, Presidenti Pacolli përgëzoi z.Smakaj dhe drejtuesit e tjerë të kësaj agjencie për punën që po bëjnë dhe u ofroi bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të institucioneve të vendit.