DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë – 18 shkurt, 2018 – Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Letra e plotëShkëlqesia Juaj,Në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe në emrin tim, dua t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për ju, Shkëlqesia Juaj, me rastin e Ditës së Shtetësisë dhe 10 vjetëve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Gjithashtu ju përcjell dëshirat e mia më të sinqerta për mirëqenien dhe prosperitetin e shtetit tuaj dhe për shëndetin dhe suksesin tuaj.Ju mund të jeni të sigurt për përkushtimin e Zvicrës për thellimin e besimit dhe miqësisë reciproke me Republikën e Kosovës dhe shpresojmë që marrëdhëniet tona të lulëzojnë në vitet në vijim.Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.Alain BersetPresident i Konfederatës Zvicerane

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.