presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Konfederatës së Zvicrës uroi presidentin Thaçi për 11 Vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, e ka uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë.

Në urimin e tij, Presidenti i Konfederatës së Zvicrës shkruan: “Në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe popullit të Zvicrës, kam kënaqësinë e madhe të ju përcjellë Juve dhe qytetarëve të vendit Tuaj urimet tona më të mira për ditën tuaj të Pavarësisë”.Kjo është letra e plotë e Presidentit të Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, dërguar presidentit Thaçi:Shkëlqesia e TijZ. Hashim ThaçiPresident i Republikës së KosovësPrishtinëNë emër të Këshillit Federal Zviceran dhe popullit të Zvicrës, kam kënaqësinë e madhe të ju përcjellë Juve dhe qytetarëve të vendit Tuaj urimet tona më të mira për ditën tuaj të Pavarësisë. Gjithashtu, po e shfrytëzoj këtë mundësi për t’i dëshiruar vendit dhe banorëve Tuaj një të ardhme të ndritshme dhe premtuese.Zvicra është e përkushtuar të ruaj marrëdhëniet e forta me Republikën e Kosovës dhe shpresojmë ta promovojmë bashkëpunimin në marrëveshje reciproke.Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, garancitë e konsideratës sime më të lartë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.