Prishtinë, 17 shkurt, 2018 – Presidenti i Hungarisë, Janosh Ader, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Letra e plotë:I nderuar z. President,Kam nderin t’i përcjell urimet e mia të përzemërta për ju dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ndërsa kremtoni dhjetëvjetorin e pavarësisë suaj.Kam kënaqësinë të theksoj se marrëdhëniet tona dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë dinamike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe për këtë besoj se të dy shtetet kanë kontribuar shumë. Hungaria mbetet një përkrahëse e përkushtuar për të ardhmen tuaj evropiane dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën në jetësimin e aspiratave euro-atlantike.Ju uroj sukses të vazhdueshëm në kryerjen e detyrave në funksionin tuaj të përgjegjshëm.Ju lutemi pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.Sinqerisht,Janosh AderPresident i Hungarisë