Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka marrë një letërurimi nga Presidenti i Gjermanisë, Horst Kohler, me rastin e përvjetorit të dytë tëPavarësisë së Republikës së Kosovës. Nëvijim po e japim të plotë letrën e Presidentit Kohler thuhet:
Shkëlqesisë së Tij Presidentit të Republikës së Kosovës Zotit Fatmir Sejdiu Zoti President Me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Republikës së Kosovës po ju dërgoj Juve dhe qytetarëve të vendit Tuaj urimin tim mëtë përzemërt.Vitin e shkuar Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt stabilitetit ekonomik dhe konsolidimit të politikave të brendshme e atyre të jashtme. Pranimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore sikurse edhe zhvillimi paqësor i zgjedhjeve lokale janë suksese të cilat, shpresoj, do të ndiqen nga të tjera.
Në kuadër të vijimit të proceseve të reformave dhe përafrimit të mëtejshëm të Kosovës me strukturat euroatlantike, i uroj vendit Tuaj për të ardhmen shumë forcë dhe besim.Sikurse edhe në të shkuarën Gjermania do të mbështesë me të gjitha mundësitë e saj vendin Tuaj në këtë rrugë.I Juaji Horst Kohler President i Republikës Federale të Gjermanisë