DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti: Eurodeputetja Lunaçek ishte zë i sinqertë e konstruktiv i Kosovës në Bruksel

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar eurodeputeten Lunaçek për përkushtimin e sinqertë për Kosovën.
 
“Keni qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Një zë i sinqertë dhe konstruktiv”, ka thënë presidenti Thaçi.
 
Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunaçek theksoi se e ka përcjellë Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
 
“MSA dhe agjenda e reformave evropiane janë udhërrëfyes për perspektivën evropiane të Kosovës”, ka thënë Lunaçek.
 
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj drejt konsolidimit të shtetit, duke përfshirë së fundmi edhe organizimin e mirë të zgjedhjeve dhe integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veriun e Kosovës.
 
Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe social mbesin prioritete të Republikës së Kosovës.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.