presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti dekoroi tenorin Ramë Lahaj për afirmimin e Kosovës në botë

Prishtinë, 7 maj 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e ka dekoruar tenorin e famshëm kosovar, Ramë Lahaj.

Presidenti Thaçi ka thënë se tenori Ramë Lahaj përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës.“Kosova ka shumë talente, ka shumë profesionistë që me përkushtim po arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.Ndërsa, tenori Ramë Lahaj u shpreh i nderuar me ndarjen e kësaj dekorate të veçantë nga presidenti Thaçi.“Ndjehem i nderuar, sepse shumë njerëz të merituar e kanë marrë këtë dekoratë për këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, u shpreh tenori Lahaj.Presidenti Thaçi dhe tenori Ramë Lahaj kanë diskutuar edhe për mundësitë dhe vështirësitë që mund t’i ketë jeta në diasporë për ndërtimin e karrierës profesionale. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.