presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit: Kur nderojmë heronjtë, marrim energji prej sakrificës së tyre!

Prishtinë, 31 janar 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë.

Duke e kujtuar rënien e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, presidenti Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës nderon dhe respekton me pietetin më të lartë sakrificën e këtyre heronjve të kombit, këtyre bashkëluftëtarëve që dhanë gjithçka që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur. “Sot jemi këtu për të nderuar, kujtuar dhe respektuar në mënyrë institucionale emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, bashkë me Hakifin dhe Edmondin, për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rënia e heronjve të kombit, e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit ishte shëmbëlltyra më e mirë e unitetit, sakrificës dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës. Ishte fillimi i hapur i rezistencës së armatosur kundër ushtrisë dhe policisë serbe”, u shpreh presidenti Thaçi. Presidenti Thaçi shtoi se kur nderojmë heronjtë e kombit gjithmonë marrim energji prej sakrificës së tyre, prej veprës së tyre për të përshpejtuar proceset tjera zhvillimore të shtetit tonë, për tu integruar në NATO dhe Bashkim Evropian, sa më shpejtë që është e mundur. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.