Përgjatë muajve të kaluar, përmes granteve dhe subvencioneve, janë mbështetur mbi 22 iniciativa të ndryshme rinore nga Presidenca e Republikës, për ta mbështetur pjesëmarrjen e barabartë të rinisë sonë në ndërtimin e një Kosove më të fortë, më të qëndrueshme, më inovative dhe gjithëpërfshirëse.
Që nga marrja e detyrës, Presidentja Vjosa Osmani është angazhuar në mënyrë aktive për fuqizimin e të rinjve dhe të rejave tona, duke e theksuar rolin e tyre të rëndësishëm si forcë lëvizëse për ndryshime pozitive në vendin tonë.
Këto iniciativa kanë për qëllim trajtimin e temave të rëndësishme për rininë, përfshirë fuqizimin e arsimit, promovimin e vajzave të reja, pakicave etnike, grupeve të margjinalizuara përmes artit, kulturës e ndërmarrësisë.
Për më shumë informata se si mund të përfitoni nga këto mundësi: https://president-ksgov.net/sq/shpallje-195