Gjatë vizitës zyrtare në Washington, D.C., Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë dhe kongresistë amerikanë, si dhe ishte një nga të ftuarat kryesore në Mëngjesin e Lutjeve. Gjatë qëndrimit të saj në D.C., Presidentja Osmani mbajti:
• Takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono;
• Takim me Kongresistin Brian Mast, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së;
• Takim me Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve;
• Takim me Kongresistin Mike Lawler;
• Fjalim kryesor në Drekën Ndërkombëtare të organizuar në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve, para mijëra pjesëmarrësve, organizuar nga Kongresi Amerikan në Washington, D.C.;
• Fjalim në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, ku ishte e ftuar nderi;
• Fjalim në darkën e Young Presidents Organization, në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit;
• Takim me nobelistin dhe ish-Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley;
• Takim me drejtues dhe ekspertë të The Heritage Foundation, një nga institutet më me ndikim në politikën publike amerikane.
Presidentja Osmani, gjithashtu mori pjesë në:
• Mëngjesin e Lutjeve, ku mbajti fjalim Presidenti Trump;
• Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill;
• Darkën hapëse të takimit të sivjetëm të Mëngjesit të Lutjeve.
Gjatë këtyre aktiviteteve, Presidentja Osmani pati rastin të takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Burundit, Kryeministrin e Fixhit, Nënkryetarin e Parlamentit të Filipineve, ish-presidentë dhe ish-kryeministra nga mbarë bota, si dhe me kongresistë, guvernatorë dhe liderë nga bota e biznesit.
Po ashtu, Presidentja Osmani zhvilloi takime edhe me përfaqësues të mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.