Presidentja Osmani takoi Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Presidentja Osmani ka shkruar: Kënaqësi ta mirëpres sot Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Bashkë, diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve tona simotra.

Presidentja Osmani ndanë Medaljen Presidenciale të Meritave Nënave të Srebrenicës: Guximi dhe vendosmëria e tyre për drejtësi është frymëzim për gjenerata të tëra

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ua ka ndarë sot Medaljen Presidenciale të Meritave Nënave të Srebrenicës. Presidentja Osmani ka shkruar: Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, pata nderin që sot t’ua ndaj Medaljen Presidenciale të Meritave Nënave të Srebrenicës. Guximi i tyre i palëkundur përballë dhimbjes së paimagjinueshme të humbjes së më të dashurve të tyre, vendosmëria për ta shndërruar pikëllimin në shpresë dhe kujtimin në një kërkim të pandalur për drejtësi janë frymëzim për gjenerata të tëra. Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit.

Presidentja Osmani: Edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet. “Edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet, për të trajtuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve që janë viktimat më të pafajshme dhe më të prekura nga pasojat e luftërave”, ka shkruar Presidentja Osmani.

This site is registered on wpml.org as a development site.