Presidentja Osmani: Protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë

Në vitin 1997, studentët e Kosovës u ngritën jo vetëm për të drejtat e tyre, por për dinjitetin e një populli të tërë. Ata kishin fuqinë e zërit, guximin e zemrës dhe besimin se e ardhmja nuk mund të ndërtohej mbi frikë, padrejtësi dhe terror. Në rrugët e Prishtinës, në auditoriumet e mbyllura, në sheshet e mbushura me thirrje e pankarta, u shkrua një kapitull i artë i rezistencës sonë. Protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë, nga të cilat secili hap shndërrohej në akt heroizmi dhe secila thirrje për drejtësi bëhej kushtrim për liri e pavarësi. Sot, kur kujtojmë atë ditë të lavdishme, përulemi me respekt para atij brezi që guxoi të sfidojë padrejtësinë me forcën e paqes. Studentët e 97-tës na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet, dhe e ardhmja nuk pritet, por ndërtohet.

Presidentja Osmani ka udhëtuar për në Danimarkë për samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili këtë edicion do të mbahet në Kopenhagë, Danimarkë, dhe do të mbledhë 45 liderë evropianë, përfshirë edhe ata të institucioneve të BE-së. Para fillimit të samitit, Presidentja Osmani do të pritet nga Lartmadhëritë e Tyre, Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës, ndërsa gjatë punimeve do të marrë pjesë në të dy seancat kryesore të këtij edicioni. Presidentja po ashtu do të marrë pjesë në tryezën mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat po përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s. Në këtë kontekst, liderët evropianë do të diskutojnë mënyrat për të shfrytëzuar momentumin politik për marrjen e vendimeve të domosdoshme, përfshirë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse. Në kuadër të samitit, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë evropianë pjesëmarrës në këtë samit. Komuniteti Politik Evropian (EPC) është një platformë për liderët evropianë ku diskutohen çështjet kryesore me të cilat përballet kontinenti. I nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj.

Zotëria i Parë, z. Prindon Sadriu, me aktivitete të shumta gjatë javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara (UNGA 80) në New York

Zotëria i Parë, z. Prindon Sadriu, pjesë e delegacionit zyrtar të Republikës së Kosovës, mori pjesë në një sërë ngjarjesh të organizuara në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA 80) në New York, SHBA. Me ftesë të Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, znj. Melania Trump, z. Sadriu mori pjesë në një ngjarje ekskluzive të dedikuar zonjave dhe zotërinjve të parë nga vende të ndryshme të botës, të pranishëm gjatë punimeve të UNGA 80. Gjatë kësaj ngjarjeje, ai pranoi ftesën që Republika e Kosovës t’i bashkohet nismës globale “Fostering the Future Together”, të udhëhequr nga znj. Trump, takimet e së cilës priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo iniciativë synon përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve përmes promovimit të arsimit, inovacionit dhe teknologjisë, me theks të veçantë në fushën e inteligjencës artificiale. Gjatë kësaj ceremonie, z. Sadriu u takua me zonja dhe zotërinj të parë të vendeve njohëse dhe jo-njohëse të Kosovës, me të cilët diskutoi për tema të ndryshme me interes të ndërsjellë. Në kuadër të vizitës së tij në New York, z. Sadriu zhvilloi edhe takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë Zonjën e Parë të Republikës së Turqisë, znj. Emine Erdoğan, dhe Zotërinë e Parë të Republikës së Sllovenisë, z. Aleš Musar. Gjatë këtyre takimeve u trajtuan tema të interesit të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rolit të tyre në mbështetjen e agjendave të krerëve të shteteve përkatëse. Në vijim të aktiviteteve të tij, z. Sadriu mori pjesë edhe në një ngjarje të organizuar në Shtëpinë Turke, me ftesë të znj. Emine Erdoğan, e cila kishte në fokus promovimin e trashëgimisë kulturore turke dhe të traditave të qëndrueshme. Po ashtu, Zotëria i Parë Sadriu iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në agjendën e saj shumëpalëshe, si dhe agjendës të takimeve me mërgatën tonë në disa qytete dhe shtete të SHBA-ve.

Presidentja: Përherë dhe në çdo hap, me aktivitete e angazhim vetëm e vetëm në interes të Kosovës!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, zhvilloi një sërë takimesh bilaterale, diskutime me partnerë dhe mori pjesë në aktivitete të shumta multilaterale në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara. Ajo gjithashtu pati takime me mërgatën tonë në SHBA dhe vizitoi Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane. “Përherë dhe në çdo hap, me aktivitete e angazhim vetëm e vetëm në interes të Kosovës!”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Përmbledhje e vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Osmani zhvilloi një sërë takimesh bilaterale, diskutime me partnerë dhe mori pjesë në aktivitete të shumta multilaterale në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara. Ajo gjithashtu pati takime me mërgatën tonë në SHBA dhe vizitoi Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane. Me qëllim të thellimit të raporteve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja pati biseda përmbajtësore me: Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio Zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, Howard Lutnick Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Kongresistin Brian Mast Zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Brendan Hanrahan Senatorin Richard Blumenthal Kongresistin Keith Self Kongresistin Joe Wilson Presidentja gjithashtu zhvilloi takime bilaterale me: Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb Presidentin e Guinea-Bissau, Umaro Sissoco Embaló Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye Kryeministrin e Bahamasit, Philip Davis Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, znj. Kaja Kallas Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Ambasadorin Boris Ruge Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet i Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher Njëkohësisht, u zhvilluan edhe bashkëbisedime gjatë aktiviteteve multilaterale në New York me: Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj Presidenten e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa Presidentin e Kenias, William Ruto Presidentin e Këshillit të BE-së, António Costa Presidentin e Polonisë, Karol Tadeusz Nawrock Presidentin e Mikronezisë, Wesley Simina Presidentin e Republikës Dominikane, Luis Abinader Presidentin e Madagaskarit, Andry Rajoelina Presidenten e Surinamit, Jennifer Geerlings-Simons Presidentin e Kiribatit, Taneti Maamau Princin e Kurorës së Kuvajtit, L. T. Sabah Al-Khalid Al-Sabah Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev Presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev Kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney Kryeministrin e Japonisë, Ishiba Shigeru Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese Kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin Kryeministrin e Belize, John Antonio Briceño Kryeministrin e Ishujve Solomon, Jeremiah Manele Kryeministrin e Mbretërisë së Tongës, ‘Aisake Valu Eke Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali Ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot Ministren e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco Ministrin e Jashtëm të Irlandës, Simon Harris Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger Ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, L. T. Faisal bin Farhan Al Saud Ministrin e Punëve të Jashtme të Bruneit, Erywan Yusof Ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Katarit, znj. Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Ruandës, Olivier Nduhungirehe Drejtorin e OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino Aktivitetet e tjera të Presidentes gjatë qëndrimit në SHBA përfshijnë: – Pjesëmarrjen në panelin “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit”, të organizuar nga Qeveria Amerikane, me ftesë të Zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau – Vizitën në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane dhe adresim para oficerëve të lartë ushtarakë – Fjalimin, ligjëratën dhe takimet në Universitetin e Pittsburgh, në Pennsylvania – Pjesëmarrjen në panelin me Presidentin Bill Clinton dhe Drejtorin e OBSH-së në ngjarjen përmbyllëse të Clinton Global Initiative – Takimin e Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF), me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul – Fjalimin në Clinton Global Initiative për rëndësinë e fuqizimit të grave – Adresimin në ngjarjen e Albanian American Relations Council (AARC) – Marrjen e çmimit Women Empowerment Award nga Fashion 4 Development – Pjesëmarrjen në pritjen e organizuar nga Republika Federale e Gjermanisë për liderët botërorë – Pjesëmarrja në takimin e organizuar nga përfaqësuesit amerikanë me liderët e Ballkanit Perëndimor (tryeza SHBA-Ballkan Perëndimor) – Pjesëmarrjen në takimin e përvitshëm të organizuar nga Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, për liderë botërorë – Takimin me të rinjtë shqiptaro-amerikanë Intervistën për Fox News me Brian Kilmeade në Fox & Friends Presidentja Osmani gjithashtu takoi mërgatën tonë në New York City, Staten Island (New York), Waterbury (Connecticut) dhe Philadelphia (Pennsylvania).

Presidentja: Ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite. Presidentja Osmani ka shkruar: Ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite, për të shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në mbështetje të ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm, të cilët sot japin kontribut të çmuar në Kosovë. Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe për Kosovën, mbështetja amerikane në këtë fushë ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar.

Presidentja Osmani pritet nga mërgata jonë në Philadelphia: Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga mërgata jonë në Philadelphia. “Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia, në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin bashkatdhetarët tanë, me punë e mund, e siguruan dhe e shndërruan në shkollë shqipe. Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Pritja e jashtëzakonshme e Presidentes Osmani në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane (U.S. Army War College)

Presidentja e Republikës se Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane (U.S. Army War College). “Nga pritja e jashtëzakonshme në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane (U.S. Army War College), institucion ku formohen gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e ndërkombëtarë, përfshirë edhe nga Kosova. Faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani: E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York. “E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Presidentja Osmani.

This site is registered on wpml.org as a development site.