Presidenti Thaçi i ndau çmim për inovacione Shukri Fetahut, për kultivarin e parë vendor të grurit

Prishtinë, 15 nëntor – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka ndarë Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, profesorit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit “Dardania 1”.
Presidenti: Duhet një fuqizim i shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 15 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin, si dhe një grup të përfaqësuesve të bizneseve të ndryshme nga Shqipëria.
Presidenti dekoroi gjeneralin Reinhardt me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë

Prishtinë, 14 nëntor – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar ish-komandantin e KFOR-it, Klaus Reinhardt, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.
Presidenti Thaçi: Kosova duhet të përfshihet në mekanizmat ndërkombëtar antikorrupsion

Prishtinë, 14 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim kreun e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, Shaip Havollin.
Presidenti Thaçi: Universiteti i Ferizajt po i plotëson kërkesat e tregut të punës me programe specifike

Prishtinë, 14 nëntor 2016 – Presidenti i Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin, sekretarin dhe prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (e hënë, 14 nëntor)

Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (e hënë, 14 nëntor) Nesër në orën 14:30, presidenti Thaçi pret në takim ish komandantin e KFOR-it, Dr. Klaus Reinhardt. Vendi: Kabineti i Presidentit Mirëpresim ekipet tuaja!
Presidenti Thaçi: Vonesat e BE-së në liberalizim, padrejtësi historike

Prishtinë, 11 nëntor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.
Presidenti krijon dy nëngrupe punuese për reformën zgjedhore, propozimet hartohen deri në dhjetor

E premte, 11 nëntor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur takimin e dytë me përfaqësuesit e subjekteve politike, me të cilët ka diskutuar sërish për reformën në sistemin zgjedhor dhe reformën e nevojshme ligjore.
Presidenti: Ska demokraci të mirëfilltë dhe sundim të ligjit, nëse si mbrojmë të drejtat e njeriut

E premte, 11 nëntor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga misioni i OSBE-së për fushatën informuese të pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut.
Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri pakistanez, Sohail Mahmood

Prishtinë, 11 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood.