Konferencë për medie e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar

Konferencë për medie e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar

Fjalimi i Presidentes Osmani në lansimin e fushatës kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

I nderuar kryeministër Kurti! E nderuar ministre Nagavci! I nderuar zv.ministër i Brendshëm, Gashani! Përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë! Përfaqësues të ambasadave dhe të organizatave ndërkombëtare! Zonja dhe zotërinj! Ju falënderoj për organizimin e kësaj konference dhe për mundësinë që sot, së bashku dhe në frymën e Ditës Evropiane kundër trafikimit me qenie njerëzore, të mund të diskutojmë një dukuri jashtëzakonisht të rrezikshme për secilën shoqëri, prandaj edhe për shoqërinë tonë. Në kohën kur fenomene të tilla të rrezikshme për shoqërinë janë bërë globale, edhe mobilizimi ynë, po ashtu duhet të jetë i përbashkët. Prandaj, shënimi i kësaj dite në vendin tonë tregon jo vetëm ndjeshmërinë dhe kujdesin që institucionet e vendit tregojnë karshi dukurive të tilla, por edhe gatishmërinë tonë për të bashkëvepruar e bashkërenduar veprimet tona me partnerë të rëndësishëm për luftimin e dukurive të tilla. Fakti se ne sot po e lansojmë fushatën kundër trafikimit të njerëzve dëshmon për gatishmërinë e institucioneve tona që të përballemi me këtë dukuri të rrezikshme, por edhe të jemi bashkëveprues me të gjitha vendet të cilat përballen me situata të tilla, në mënyrë që duke bashkëvepruar e duke u bashkërenditur me vendet e tjera demokratike, ne të mund të arrijmë synimet tona. Prandaj, gjej rastin që të falënderoj MPB-në dhe në veçanti koordinatorin kombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore, z. Gashani, për përkushtimin dhe vendosmërinë për të bashkërenduar përpjekjet në luftimin e kësaj dukurie. Trafikimi me qenie njerëzore përbën jo vetëm një krim të rëndë dhe shkelje serioze të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, por edhe sfidë të vazhdueshme e thellësisht shqetësuese të shoqërive tona. Hapësira vepruese për trafikuesit vetëm sa është rritur në vitin 2022, duke pasur parasysh edhe krizën globale të shkaktuar si rrjedhojë e luftës ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, e cila e ka cenuar rënd rendin global dhe ka ndikuar që bota përgjithësisht të shndërrohet në ambient më të pasigurt. Rrjedhimisht, ajo e ka zgjeruar shumëfish edhe terrenin për trafikantët me qenie njerëzore. Kriza e refugjatëve, e shkaktuar si rrjedhojë e luftës, pastaj kriza energjetike, parametrat e ndryshuar ekonomikë, por edhe siguria e brishtë, tendencat destabilizuese e paqëndrueshmëria sociale, si dhe sfidat e sundimit të ligjit gjithandej globit kanë mundësuar hapësirë gjithnjë e më të favorshme për trafikim me njerëz. Situata të tilla të brishta i nxisin rrjetet kriminale që të provojnë ta shfrytëzojnë çdo zbrazëtirë për ta zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal. Trafikimi i paligjshëm seksual, sidomos i grave dhe i fëmijëve në Ukrainë dhe përreth është rritur dukshëm. Miliona gra e fëmijë po i lëshojnë shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë dhe disa prej tyre përfundojnë duke lëvizur nga tragjedia e luftës në tragjedinë e trafikimit. Kjo është dhimbja me të cilën qytetërimi ynë duhet të ballafaqohet dhe për të cilën duhet të japë përgjigjen e duhur. Çështja e dytë, mbi të cilën dua ta vë theksin është perceptimi, shpeshherë i gabuar, mbi mënyrën se si veprojnë trafikantët. Për një pjesë të madhe të shoqërisë, trafikimi me njerëz duket si një dukuri e largët, e cila i prek vetëm grupe të caktuara të shoqërisë dhe nënkupton veprime të izoluara. Në fakt, ky është perceptim i gabuar. Sepse, trafikantët nuk prekin vetëm disa kategori të shoqërisë, por ata shfrytëzojnë çdo mundësi dhe cenojnë lirinë e secilit. Trafikimi nuk njeh racë, nuk njeh gjini dhe nuk njeh as moshë. Çështja e tretë që dua ta theksoj është ndërlidhja e trafikimit të njerëzve me shumë sektorë të shoqërisë. Sikurse dihet, biznese të panumërta, të lidhura ngushtë me rrjetet e trafikantëve, synojnë jo rrallëherë të përfitojnë nga mungesa e perspektivës ekonomike dhe pabarazia sociale me të cilën ballafaqohen viktimat e trafikimit. Ata e përdorin fatkeqësinë e disa kategorive të shoqërisë, para së gjithash kategorive të të varfërve për t’u pasuruar pastaj në mënyrë të paligjshme. Shteti duhet të kërkojë të dijë aktivitetin e secilit entitet ekonomik dhe të krijojë mekanizma të cilët i sanksionojnë ato biznese të cilat e keqpërdorin rolin e tyre në shoqëri në dëm të atyre që mund të kenë mbetur peng i varfërisë. Format e trafikimit janë të ndryshme, nga shfrytëzimi seksual, përfshirë prostitucionin, skllavërinë, punët e detyrueshme, heqjen e lirisë me dhunë dhe praktika që lidhen me to, prandaj përgjigjja jonë duhet të jetë vetëm një dhe e vendosur. Kjo, sigurisht, nuk është gjithnjë e lehtë. Trafikimi mund të jetë shpesh i kamufluar prapa veprimeve të tjera kriminale. Jo rrallëherë, viktimat shfrytëzohen në mënyra të ndryshme e brenda veprimtarive të tjera të paligjshme, mirëpo këto raste të trafikimit të qenieve njerëzore më pastaj nuk hetohen e nuk regjistrohen si të tilla. Mungesa e sistemeve uniforme për identifikimin dhe luftimin e trafikantëve të njerëzve, por edhe jokonsistenca në identifikimin e rasteve të trafikimit në disa vende të rajonit, pastaj kufizimet institucionale, por edhe qasja e vendeve që luftimi i kësaj dukurie t’i lihet në dorë vetëm policisë duke përjashtuar institucionet e tjera, sidomos duke përjashtuar inspektorët e punës në proceset e identifikimit të rasteve, kanë ndikuar në disa vende të rajonit drejtpërdrejt negativisht në identifikimin e suksesshëm të rasteve të trafikimit. Por, Kosova tashmë po jep shembullin e vyer të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe Inspektoratit të Punës, në mënyrë që viktimat e trafikimit të identifikohen dhe t’u ofrohet mbështetje ligjore. Të nderuar pjesëmarrës! Trafikimi sot ka marrë përmasa shqetësuese. Rreth 27 milionë njerëz – 27 milionë gra, burra dhe fëmijë – trafikohen në vit anë e mbanë botës. Pothuajse tri të katërtat e të gjitha viktimave brenda BE, janë gra dhe vajza të mitura, e të cilat kryesisht trafikohen me qëllim të shfrytëzimit seksual, pra të dhunimit. Ato vazhdojnë të jenë viktimat më të mëdha të trafikuesve. Fëmijët po ashtu përbëjnë numër jashtëzakonisht shqetësues të viktimave brenda BE, pjesa me madhe e të cilëve janë po ashtu vajza të vogla, të cilat trafikohen për shfrytëzim seksual. Ky përbën shqetësim jashtëzakonisht serioz për shumë vende. Në Kosovë, po ashtu, 86% e viktimave të trafikimit janë gra dhe vajza, ndërkohë që më shumë se 60%
Presidentja Osmani takoi ambasadorët e Kroacisë, Bullgarisë, Çekisë dhe Hungarisë lidhur me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me ambasadorë të vendeve të ndryshme të BE-së, të akredituar në Kosovë lidhur me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Sot, ajo takoi ambasadorët e Kroacisë, Bullgarisë, Çekisë dhe Hungarisë.
Presidentja Osmani priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e Portugalisë dhënë Kosovës.
Presidentja Osmani takoi ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me ambasadorë të vendeve të ndryshme të BE-së, të akredituar në Kosovë. Sot, ajo takoi edhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, atë të Italisë dhe të Sllovenisë. Me ta, Presidentja Osmani diskutoi për raportet ndërshtetërore, në mënyrë të veçantë për përkrahjen nga këto vende për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Presidentja Osmani priti në takim kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly për të diskutuar rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Presidentja Osmani priti në takim delegacionin e Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia.
Presidentja Osmani ngushëllon popullin turk, pas tragjedisë në minierën në Bartin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar popullin turk pas tragjedisë që ndodhi në minierën në Bartin.