Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në ditën e dytë të manifestimeve për shënimin e 13-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri sot homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë në varrezat e Prekazit.
Në një deklaratë bërë më këtë rast, Presidenti Pacolli theksoi se Prekazi është vendi ku u vulos pavarësia e Kosovës.“Prekazi është një vend që i bashkon të gjithë shqiptarët nga Kosova, nga të gjitha trojet dhe nga diaspora. Këtu u vulos pavarësia e Kosovës, të cilën ne e gëzojmë sot. Lavdi këtyre dëshmorëve dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të rënë në luftën për liri. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, theksoi Presidenti Pacolli.Presidenti Pacolli vizitoi edhe familjen Jashari ku u prit nga Rifat Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes Jashari. Në një bisedë të ngrohtë dhe miqësore, Rifat Jashari e falënderoi Presidentin Pacolli për vizitën dhe kujdesin ndaj familjes së tyre.Nga ana e tij, Presidenti Pacolli çmoi lart sakrificën e familjes Jashari, e cila ka dhënë kaq shumë për pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.Gjatë qëndrimit në Prekaz, Presidenti Pacolli vendosi kurora lulesh edhe para lapidarit të Salë e Hamit Jasharit, duke nderuar kujtimin e tyre dhe të rënëve të tjerë për liri.Presidenti Pacolli me bashkëpunëtorët, në Prekaz, gjithashtu vizitoi familjen e Habib Jasharit, e cila gjatë luftës ka qenë e strehuar te familjarët e Presidentit Pacolli.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR