Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe Presidentja e Republikës së Maltës znj. Marie Louise Coleiro Preca morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliut dhe kryetarit të Odës Ekonomike, ndërrmarjeve dhe industrisë të Maltës z. Anton Borg.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është hapi i parë i zhvillimit të mardhënieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë. Ky memorandum do ti mundësojë bizneseve të Kosovës dhe Maltës që të shtojnë aktivitetet afariste dhe të zgjerojnë tregjet e tyre.