Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti sot shefin e Zyrës së Norvegjisë në Prishtinë, z. Sverre Johan Kvale.
Z. Kvale solli njoftimin e qeverisë së tij se Norvegjia do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ai gjithashtu i përcolli Presidentit Sejdiu mesazhin se Qeveria norvegjeze është shumë e kënaqur më përmbajtjen e Deklaratës për pavarësi të Kosovës.