Samiti katërt i Presidentëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, nisi sot punimet në Budvë të Malit të Zi, fillimisht me takimet bilaterale ndërmjet delegacioneve të vendeve.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në takimet e ndara me Presidentin e Maqedonisë, zotëri Gjorge Ivanov, me Presidentin e Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani dhe me Presidentin e Malit të Zi, zotëri Filip Vujanoviq, bisedoi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit dhe për krijimin e lehtësive për qytetarët e këtyre vendeve. Në takimet bilaterale Presidentët e katër vendeve të Ballkanit Perëndimor theksuan faktin se e ardhmja e përbashkët është integrimi në strukturat euro-atlantike dhe u vlerësua se rruga e integrimeve është më e lehtë duke bashkëpunuar ndërmjet vete. Gjithashtu u diskutua për projektet e përbashkëta rajonale në infrastrukturë që do të mundësonte qarkullimin e lirë të mallrave dhe qytetarëve dhe do të ndihmonte vendet e rajonit të Ballkanit që të dalin së bashku në tregjet e treta. Presidentët e katër vendeve pjesëmarrëse në Samit vlerësuan se fqinjësia e mirë është e një rëndësie të veçantë dhe theksuan faktin se Samiti do të duhej të zgjerohej edhe me pjesëmarrjen e shteteve të tjera, përfshirë edhe Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën që do të ndihmonte në relaksimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor. Samiti i Presidentëve të katër shteteve të rajonit të Ballkanit po vazhdon me takimin e multilateral. Ky Samit, është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës sepse ajo merr pjesë si e barabartë me të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse