DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Nga Mbledhja e Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete, që funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentes së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 14 tetor 2011, shqyrtoi amendamentin e propozuar nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje, promovimin e të drejtave dhe interesave të Komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.

Pas debatit të zhvilluar lidhur me këtë çështje, Këshilli Konsultativ për Komunitete vendosi  me shumicë votash  që ta  kundërshtojë pjesën e dyte të amendamentit të  propozuar nga Komisioni për te Drejtat dhe interesat e Komuniteteve dhe kthim,  që “deputeti i Kuvendit të Kosovës të jetë në mënyrë të obligueshëm anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete”.Amendamenti i propozuar nga  Komisionit  është në kundërshtim edhe me natyrën e Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e te Drejtave te Komuniteteve dhe Pjesëtarëve te tyre në Republikën e Kosovës, përkatësisht me nenin 12.7, të këtij ligji.Këshilli lidhur me këtë çështje vendosi që t’i drejtohet me një Rekomandim Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Kryesisë se Kuvendit të Kosovës dhe Presidentes së Republikës së Kosovës për të marrë në konsiderim shqetësimet e Këshillit lidhur me amendamentin e cekur më lart. Gjithashtu, Këshilli Konsultativ për Komunitete përshëndeti propozimin e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komunitetit Malazez dhe Kroat në Ligj, që ka qene një nga përpjekjet e mëhershme të këtij Këshilli. 

This site is registered on wpml.org as a development site.