presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Në Ditën e Presidentit Presidentja Osmani e vizitoi familjen e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës

Në Ditën e Presidentit, Presidentja e vendit, dr. Vjosa Osmani e vizitoi familjen e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.

Me zonjën Fanë dhe anëtarët e tjerë të familjes Presidentja ndau kujtime për zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 dhe traditën e mirë, të vendosur nga vetë presidenti Rugova, për kremtimin e Ditës së Presidentit, që përkon me zgjedhjet e para të organizuara nga institucionet e atëhershme të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.