Madhëria e Tij, mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një urim Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për marrjen e detyrës së të parit të shtetit, duke shprehur dëshirat më të mira për qytetarët e Kosovës.
Ky është urimi i Madhërisë së Tij, mbretit të Suedisë, Carl Gustaf R, dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit: Ekselencës së TijZ. Hashim ThaçiPresident i Republikës së KosovësPRISHTINË Me inaugurimin tuaj president i Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për shëndetin tuaj dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit të Kosovës. MADHËRIA E TIJ MBRETI KING CARL GUSTAF RRoyal Palace, Stockholm