...

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu mori sot detyrën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë sot detyrën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

U. D. Presidentja Haxhiu, me këtë rast ka thënë se mekanizmat kushtetues që kemi ndërtuar garantojnë vazhdimësi e stabilitet institucional.

“Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues”, ka theksuar u.d. Presidentja Haxhiu.

Ajo tutje ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve kushtetuese. Deri në përmbylljen e këtij procesi, do ta ushtroj këtë detyrë në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik.

Në fund, u.d. Presidentja Haxhiu ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani Sadriu për shërbimin e saj ndaj vendit dhe i ka uruar suksese në vazhdim.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.