presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kryeministri Sali Berisha uroi Presidentin Behgjet Pacolli

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Sali Berisha i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të ri të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Në telegram thuhet: I nderuar zoti President,Zgjedhja Juaj në pozicionin e Presidentit të Kosovës më jep kënaqësinë e veçantë, që, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për sukses në misionin e lartë e të rëndësishëm përpara.Republika e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës kanë korrur arritje të mëdha historike gjatë kësaj periudhe dhe unë ruaj besimin se, si President i shtetit më të ri të Evropës, Ju do të sillni një kontribut të ri në konsolidimin e mëtejshëm të këtyre arritjeve dhe në shndërrimin e Kosovës në një faktor edhe më të rëndësishëm paqeje e stabiliteti dhe promovuese të miqësisë e të bashkëpunimit në rajon.Gjej rastin t’ju siguroj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht jemi tërësisht të angazhuar dhe të vendosur për të ndërtuar marrëdhëniet më të shkëlqyera e vëllazërore dhe për të shndërruar bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm ndërmjet të dyja vendeve në shembullin më kuptimplotë të bashkëpunimit, në shërbim të forcimit të paqes, promovimit të miqësisë, zhvillimit e mirëqenies jo vetëm të kombit shqiptar, por të të gjithë popujve të rajonit, si dhe për ecjen përpara në rrugën e përbashkët euroatlantike.Duke shpresuar t’ju pres së shpejti në Tiranë, dëshiroj t’ju ripohoj sigurimet e konsideratës sime më të lartë.Juaji, Sali BERISHA

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.