Organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, po vazhdon grumbullimi i fustaneve që i dedikohen grave të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.
Fustanet janë duke u mbledhur për të realizuar instalacionin artistik, i ideuar nga Alketa Xhafa Mripa, me producente Anna Di Lellio dhe ka për qëllim të portretizoj figurën e Gruas Kosovare e cila ka përjetuar dhunë, dhe e cila ka gjetur forcën për të mbijetuar luftën e tani ajo ka nevojë për njohjen dhe mbështetjen e të gjithë shoqërisë.Të gjithë qytetarët kanë rastin që ende të kontribuojnë në ketë iniciativë duke sjellë një fustan/fund në Prishtinë, në sheshin Zahir Pajaziti gjatë këtyre ditëve:E Hënë, 08.06.2015E Martë, 09.06.2015E Mërkurë, 10.06.2015Tenda ku bëhet grumbullimi do jetë e hapur nga ora 11:00 – 20:00#DhuroNjeFustan #mendojperty #DhuroPerGrate