DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Konsultativ për Komunitet (KKK) në mbledhjen e mbajtur më 4 mars 2011, të kryesuar nga z. Petar Miletić, diskutoi lidhur me përgatitjet për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave.

Për përgatitje teknike, administrative dhe profesionale regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave, anëtarët e Këshillit në hollësi i informoi kryetari i Komisionit Qendror për Regjistrimin i Popullsisë, z. Rifat Blaku. Regjistrimi, tha z.Blaku, parashihet të realizohet prej 1 deri më 15 prill 2011.

Qëllimi i këtij regjistri, tha z. Blaku, është mbledhja, përpunimi dhe publikimi i të dhënave të përgjithshme mbi popullsinë, ekonominë familjare dhe banesat, siç janë:  numri i popullsisë, struktura demografike dhe karakteristikat socio-ekonomike, numri i objekteve dhe ndërtesave, si dhe vlerësimi i kushteve të jetesës së popullsisë.

Anëtarët e Këshillit, nga radha e të gjitha komuniteteve, paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë. Ata kërkuan nga kryetari i Komisionit Qendror për Regjistrimin i Popullsisë, z. Blaku që në komisionet komunale të regjistrimit të përfshihen edhe përfaqësuesit e komuniteteve, në mënyrë që i tërë procesi i regjistrimit të jetë transparent. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me regjistrimin e pronës së uzurpuar.

Kryetari i Komisioni Qendror të Regjistrimit, z. Blaku iu përgjigj anëtarëve të KKK-së se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike, administrative dhe profesionale që i gjithë procesi i regjistrimit do të zhvillohet në mënyrë shumë profesionale dhe transparente. Ajo çka është me rëndësi për pjesëtarët e komuniteteve në Kosovës, në zonat etnikisht të përziera, në komisionet e regjistrimit do të jenë të përfshirë edhe pjesëtarët e komuniteteve, si dhe pyetësorët janë të hartuar edhe në gjuhën e tyre. Kështu që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që ky regjistrim  të realizohet me sukses dhe të paraqesë gjendjen reale të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave, që është edhe ndër kriteret e Komisionit Evropian për përmbushjen e kushteve të Kosovës në procesin e integrime evropiane.

Gjithashtu, KKK diskutoi edhe për bojkotin e mësimdhënësve shqiptarë në SHF “Elena Gjika”, në Prishtinë, për shkak të emërimit të zëvendësdrejtorit të një pjesëtari të komunitetit turk, në këtë shkollë. KKK-ja dënoi këtë akt dhe kërkoi nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin masa për mospërsëritjen e këtyre ngjarjeve.

Anëtarët e Këshillit dënuan vrasjen e pjesëtarit të komunitetit boshnjak, Šefka Salkovic dhe plagosjen e Edina Islamovic, që kishte ndodhur më 8 dhjetor 2010, si dhe kërkuan nga organet përgjegjësëse të sigurisë të zbulojnë dorasin dhe ta nxjerrin para organeve të drejtësisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.