“E KEMI CAK TA SHOHIM REPUBLIKËN E KOSOVËS SI DEMOKRACI VIBRANTE”
Vjosa Osmani-Sadriu është Kryetare e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Ajo është ushtruese e detyrës së presidentit që nga dorëheqja e Hashim Thaçit. Në këtë kapacitet, 38-vjeçarja po udhëheqë ballafaqimin me një kohë sfiduese, kur Kosova dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë e cila ende nuk e njeh pavarësinë e ish-krahinës së saj. Sven Lilienström, themeluesi i Fytyrave të Demokracisë, bisedoi me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu rreth demokracisë, pandemisë së Koronës dhe Dialogut Beograd-Prishtinë.
ZNJ. PRESIDENTE, KOSOVA ËSHTË NJË DEMOKRACI PARLAMENTARE ME NJË NDARJE TË PUSHTETEVE QË NGA VITI 2008. ANDAJ, PYETJA JONË E PARË ËSHTË: SA TË RËNDËSISHME JANË DEMOKRACIA DHE VLERAT DEMOKRATIKE PËR JU PERSONALISHT?
Vjosa Osmani-Sadriu: Demokracia është liri, dhe liria është demokraci. Unë gjithmonë kam jetuar bazuar në këtë deklaratë – është ajo mbi të cilën kam ndërtuar karrierën time politike.
Historia e Kosovës ka parë anën më të errët të njerëzimit atëherë kur demokracia dhe liritë u tërhoqën!
Historia e Kosovës ka parë anën më të errët të njerëzimit kur demokracia dhe liritë u tërhoqën. Kjo është arsyeja pse ne si qytetarë të Kosovës i çmojmë kaq thellë vlerat demokratike dhe pse unë do të vazhdoj të luftoj kurdo që ato sfidohen.
REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË SHBA TRADICIONALSIHT KANË NDIKIM TË MADH NË KOSOVË. ÇFARË DO TË THOTË PËR KOSOVËN ZGJEDHJA E JOE BIDEN DHE KAMALA HARRIS? ÇFARË PRISNI NGA ADMINISTRATA E RE E SHBA-së?
Vjosa Osmani-Sadriu: Republika jonë e re ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e privilegjuar që të ketë mbështetjen dypartiake të Shteteve të Bashkuara. Por nuk është për t'u habitur që njerëzit tanë janë të kënaqur kur panë Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Zëvendës Presidenten Harris.
Presidenti Biden ishte zëri ynë kur nuk e patëm një të tillë gjatë viteve 1990.
Presidenti Biden ishte zëri ynë kur nuk e patëm një të tillë gjatë viteve 1990 dhe ka qenë një mbështetës i madh i pavarësisë sonë dhe përpjekjeve tona më të fundit për të forcuar shtetësinë tonë. Kështu që, unë kam besim se ai do të gjej kohë për t'u marrë me çështjet me të cilat përballet Kosova sot.
PËRFAQËSUESI SPECIAL I BE-së PER DIALOGUN BEOGRAD –PRISHTINË MIROSLAV LAJČÁK ËSHTË FYTYRA E PARTNER INITCIATIVES SONË FYTYRAT E PAQES, QË NGA VITI 2019. DHE KUR JEMI TEK TEMA E DIALOGUT, KUR DHE SI DO TË VAZHDOJNË BSIEDIMET ME SERBINË?
Vjosa Osmani-Sadriu: Për një kohë të gjatë, problemet e përditshme, më akute, të qytetarëve të Kosovës u lanë mënjanë, ndërsa udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës ishin fshehur pas temës së dialogut për të mbuluar dështimet e tyre brenda vendit. Ne nuk duhet të lejojmë që ajo të ndodhë më tej.
Qytetarët tanë kanë nevojë për drejtësi dhe punë, dhe është detyra jonë ti krijojmë ato!
Qytetarët tanë kanë nevojë për drejtësi dhe punë, dhe është detyra jonë ti krijojmë ato. Dialogu me Serbinë, natyrisht, do të jetë gjithashtu në fokus dhe do të sigurojmë që vendi ynë të vazhdojë të tregojë gatishmërinë për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces të rëndësishëm. Procesi duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me respektim të integritetit territorial të Kosovës dhe rendit të saj kushtetues.
SHQIPTARJA KOSOVARE VASFIJE KRASNIQI GOODMAN NA THA SE VIKTIMAT E LUFTËS NË KOSOVË AKOMA JANË DUKE SHPRESUAR PËR DREJTËSI- POR JANË TË DËSHPRUAR ME “HAGËN”. A ËSHTË DREJTËSIA NDËRKOMBËTARE ASGJË MË SHUMË SE NJË TIGËR I PA DHËMBË?
Vjosa Osmani-Sadriu: Unë jam plotësisht dakord me Vasfijen. Sistemi i drejtësisë, brenda dhe jashtë vendit, ka dështuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. vendosja e drejtësisë për viktimat tona të luftës është një parakusht i paqes dhe pajtimit të qëndrueshëm.
Është koha që udhëheqësia Serbe të ndalojë së mohuari krimet e kryera në Kosovë dhe gjetkë në Jugosllavi.
Unë besoj se llogaridhënia qëndron në pragun e Serbisë. Derisa qeveria serbe të mos përballet me të kaluarën e saj dhe realitetin e saj, ne nuk mund të marrim drejtësi përmes ndonjë sistemi. Është htë koha që udhëheqja në Serbi të heqë dorë nga “mentaliteti i Millosheviqit” dhe të ndalojë së mohuari krimet e kryera në Kosovë dhe gjetkë në Jugosllavi.
QË NGA FILLIMI I VITIT 2020 BOTA PO MBAHET E SHTRENGUAR NGA PANDEMIA E VIRUSIT KORONA. SI ËSHTË GJENDJA E TANISHME NË SPITALET E KOSOVËS? A KA MAJFTË PAISJE MBROJTËSE DHE SI KA FILLUAR PROGRAMI I VAKSINIMIT?
Vjosa Osmani-Sadriu: Pandemia ka pasur një ndikim shkatërrues shëndetësor dhe ekonomik në të gjithë botën, dhe fatkeqësisht Kosova nuk është ndryshe. Pa një sistem shëndetësor të duhur dhe funksional, natyrisht se ishtë për ne periudhë sfiduese – por kjo vetëm më ka forcuar më tej vendosmërinë që ne duhet të investojmë në sistemin tonë shëndetësor për të siguruar që kemi rrjetin e duhur të sigurisë për qytetarët tanë.
ME PADURIM PRES PËR TË SIGURUAR FILLIMIN E NJË PROGRAMI VAKSINIMI NË VEND SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR FIZIKISHT!
Me shumë vullnet pres të punoj me institucionet ndërkombëtare dhe aleatët tanë për të siguruar fillimin e një programi vaksinimi në vend sa më shpejt të jetë e mundur fizikisht!
ZNJ. PRESIDENTE, PYETJA JONË E SHTATË ËSHTË RRETH VIZIONIT PËR TË ARDHMEN, DHE DO TË DONIM T’JU PYESNIM? KU E SHIHNI VENDIN TUAJ NË VITIN 2030- KU E SHIHNI VETEN?
Vjosa Osmani-Sadriu: Caku kryesor është të shohim Republikën e Kosovës si një shtet plotësisht funksional, pa korrupsion dhe si një demokraci vibrante. Një vend ku sundimi i ligjit ka kuptim të vërtetë dhe ku të gjitha institucionet punojnë në favor të qytetarëve dhe arrijnë nivelin më të lartë të integritetit institucional. Dhe sigurisht, një vend që njihet në të gjitha cepat e botës.
Qëllimi kryesor është të shohim Republikën e Kosovës si një shtet plotësisht funksional, pa korrupsion dhe si një demokraci vibrante.
Për më tepër, ne duhet të sigurojmë perspektiva për njerëzit tanë në mënyrë që ata të mund të shohin një të ardhme dhe sukses në vendin e tyre. Sa për mua, unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për t'u siguruar që ne ta arrijmë këtë!
ZNJ. PRESIDENTE, JU FALEMNDERIT SHUMË PËR INTERVISTËN!