presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Franco Fratini: Italia e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka shprehur sot z. Franco Fratini, Ministër i Punëve të Jashtme i Italisë, falënderimet e përzemërta të të gjithë qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, dhe për përkushtimin e saj që të mbështes ecjen, zhvillimin dhe vizionin e Kosovës për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.

“E informova ministrin Fratini për të gjitha zhvillimet që kemi në Kosovë për sukseset e arritura dhe për sfidat të cilat i ka Kosova, për ndjenjën që kemi që realitetin ta shikojmë ashtu siç është, pa e zbukuruar asnjëherë, por edhe për përkushtimin e institucioneve dhe qytetarëve të vendit që të bëjnë një ditë  më të mirë për jetën e të gjithë qytetarëve të vendit”, theksoi Presidenti Sejdiu, pas takimit me ministrin Fratini.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu i ka shprehur ministrit Fratini përkushtimin e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit dhe ndjenjën e miqësisë për raporte që Kosova duhet të ketë me Republikën e Serbisë, të cilat sipas Presidentit Sejdiu, gjithmonë duhet të mbështeten në bazën e raporteve të dy shteteve sovrane.Ndërkaq, ministri Fratini tha se Italia është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.“Italia është e përkushtuar për të  mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Kosova meriton që të ketë progres në rrugën e saj drejt Evropës, duke filluar nga lëvizja e lirë e qytetarëve, pra nga heqja e vizave dhe negociatat që shpresoj se do të fillojnë shpejt për një marrëveshje për tregtinë e lirë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, theksoi Fratini.Duke folur për konferencën e cila pritet të mbahet në Sarajevë, z. Fratini u shpreh i sigurt që Kosova do ta japë kontributin e saj të rëndësishëm dhe pozitiv dhe ku prania do të jetë e bazuar në dinjitet të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në konferencë.Gjithashtu, ministri Fratini tha se në mes të Kosovës dhe të Serbisë duhet një kanal konstruktiv i dialogut dhe se Italia e inkurajon një dialog të tillë. Ai tha se është shumë e rëndësishme që Kosova të respektojë të drejtat e minoriteteve, ku roli i KFOR-it ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm, por gjithmonë në kuadër të bashkëpunimit të dinjitetshëm të të gjithë qytetarëve të këtij vendi“Është e qartë se Bashkimi Evropian e inkurajon faktin që dy vendet duhet të flasin në mes vete, të punojnë së bashku sepse të dyja vendet kanë të njëjtën perspektivë, perspektivën e Bashkimit Evropian”, tha ministri Fratini.Gjatë këtij takimi, Presidenti Sejdiu dhe ministri Fratini diskutuan edhe për shkëmbimet ekonomike dhe tregtare, me ç’rast ministri Fratini e siguroi Presidentin Sejdiu për përkushtimin e Italisë që të rrisë prezencën e biznesmenëve italianë në Kosovë, duke paralajmëruar një vizitë që javën e ardhshme do ta bëjë në Kosovë, zëvendësministri i Italisë me një grup biznesmenësh nga Italia.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.