Me rastin e 70 vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe njëherit fillimit të Kryesisë gjermane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, u.d presidentja dr. Vjosa Osmani, mori pjesë në konferencën virtuale ndërkombëtare më rastin e 70-vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Edhe pse mbetet e pakontestueshme që kjo Konventë paraqet dokumentin më të rëndësishëm e më të suksesshëm deri më tash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë, është fatkeqësi që Kosovës nuk i është lejuar deri tani anëtarësimi në Këshillin e Evropës, që do të rezultonte me qasje në gjykatën e Strasbourg-ut për qytetarët e Kosovës. Një gjë e tillë, përbën në vete shkelje të të drejtave të njeriut përmes mohimit të të drejtës për qasje në drejtësi për qytetarët e Kosovës.
Fjalimi i plotë i u.d presidentes dr. Vjosa Osmani në gjuhën angleze.