Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Sekretarit amerikan të Marinës ka mbajtur fjalim sot në U.S. Naval War College, në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Sot, në U.S. Naval War College, para qindra pjesëtarëve të forcave detare, shumë prej të cilëve kishin shërbyer në vitin 1999 gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë, dhe shumë të tjerë si studentë sot e kontribues për paqen dhe sigurinë globale nesër.
Jam mirënjohëse ndaj Sekretarit amerikan të Marinës për ftesën që të flas sot në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Më poshtë, fjalimi i sotëm para të pranishmëve: