DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit

Nën kryesimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, sot u mbajt takimi përmbyllës për këtë vit i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Kuvendit të Kosovës, të institucioneve të tjera vendore, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të shoqërisë civile e të institucioneve të tjera.

Në vijim po japim fjalimin e Presidentes Jahjaga në hapje të takimit:Ka një kohë që ne kemi filluar reformat tona në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të krijojmë mekanizmat e pavarur dhe efektivë për ndërtimin e shtetit ligjor.Kosova ka treguar një përparim të matshëm në fushën e reformave në drejtësi. Ende mbetet punë për t’u bërë në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Luftimi i këtyre dy pengesave më të mëdha në përparimin tonë të gjithmbarshëm duhet të bëhet prioritet i secilit institucion.Ne duhet të kthejmë besimin e qytetarëve tanë në institucione dhe këtë mund ta bëjmë vetëm përmes të qenurit të pakompromisë në këtë luftë.Qytetarët tanë kërkojnë llogari për qeverisjen tonë dhe ata duan tashmë të shohin përfitimet nga shteti që po e ndërtojnë. Ne kemi bërë zotimet se do të kemi tolerancë zero për korrupsionin dhe tani duhet të fillojmë implementimin e ligjeve dhe politikave të cilat i kemi ndërtuar. Është koha të tregojmë rezultate konkrete. Të nderuar të pranishëm,Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit vazhdon të realizojë misionin e vet të koordinimit dhe harmonizimit ndërinstitucional. Gjatë kësaj periudhe ne kemi zgjidhur shumë probleme, të cilat kanë paraqitur pengesë në bashkëpunimin tuaj si institucione që e luftoni korrupsionin.Rekomandimet që janë dhënë në këtë Këshill janë përmbledhur në një matricë, të cilën e keni me materialet tuaja.Në nivelin e përgjithshëm kemi rekomanduar dhe është aprovuar strategjia kombëtare kundër korrupsionit si një sukses i rëndësishëm drejt rrugës sonë evropiane. Këshilli ka rekomanduar dhe është zhvilluar legjislacioni i domosdoshëm për deklarimin e rrejshëm ose mosdeklarimin e pasurisë dhe bazën juridike për vërtetimin e prejardhjes së pasurisë.  Gjithashtu, është harmonizuar baza e nevojshme në kodin penal për veprat korruptive.  Rekomandimet tona për harmonizim ndërinstitucional në bazë të strategjisë kanë mundësuar krijimin e mekanizmave për koordinim më të mirë në mes të Prokurorisë – Policisë dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit. Krijimi i një sistemi të përbashkët të statistikave, i një databaze, ka treguar se institucionet tona e kanë kuptuar seriozisht koordinimin.Një ndër problemet që është shtruar disa herë në Këshill ka qenë numri i vogël i gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve. Ky numër është rritur gjatë vitit të kaluar,duke shtuar kapacitetet e këtyre institucioneve. Për më tepër, ofrimi i sigurisë së shtuar për gjykatës është shquar si nevojë imediate për krijimin e një gjyqësori më të pavarur dhe më të sigurt. Implementimi i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve është në vazhdën e këtyre përpjekjeve dhe ai duhet të konsiderohet si një ndër mekanizmat e rëndësishëm në ndërtimin e rasteve. Vendimet e Prokurorisë për të përfunduar rastet e mbetura deri në qershor të vitit të ardhshëm tregojnë një përkushtim të shtuar në këtë fushë.Gjatë punës së Këshillit kemi kuptuar se duhet të punojmë më shumë në përmirësimin e rregullave dhe politikave të prokurimit. Legjislacioni më i mirë dhe shoqërimi i tij me praktika të prokurimit elektronik dhe të vëzhguar, është më se i domosdoshëm. Bashkëpunimi i institucioneve në këtë fushë duhet të qartësohet dhe të definohet më mirë.Fushë sfiduese na mbetet ndërtimi i rasteve dhe efikasiteti. Rastet e korrupsionit janë komplekse, por përkushtimi ynë për të ndërtuar raste të forta dhe në afate kohore më të shkurta duhet të jetë prioritet i yni.Të nderuar të pranishëm,Detyrë e jona është që Kosova të jetë shtet i pakorruptuar me sundimin e Ligjit si garanci e funksionimit tonë.Duhet t’i japim fund trendit që raportet ndërkombëtare të vazhdojnë ta cilësojnë vendin tonë si një vend të korruptuar dhe me krim të organizuar. Ky përkushtim i yni duhet të realizohet jo vetëm për të përmirësuar renditjen tonë në këto raporte, por pikë së pari për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne duhet t’i eliminojmë pengesat që shkaktohen nga korrupsioni, në mënyrë që qytetari i Kosovës të veprojë mbi rregulla dhe praktika të parashikueshme, pa frikë e pa taksa joformale.Zhvillimi ynë i përgjithshëm varet nga vullneti ynë për ta ndalur forcën e korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.