DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Është kënaqësi e posaçme të jem me ju sot kur po e përmbushim edhe një të arritur të rëndësishme si regjion – atë të përfshirjes dhe bashkëpunimit të zgjeruar për nga hapësira përfshirëse dhe rëndësia, përderisa zotohemi për përparimin e këtij momentumi të integrimeve evropiane nëpërmes reformave në vendet tona dhe nëpërmes bashkëpunimit i cili shkon përtej kufijve tanë.

I nderuari President Basescu,
Të nderuar Presidentë,
Ministra, Ambasadorë,
Zonja dhe Zotërinj;

Është kënaqësi e posaçme të jem me ju sot kur po e përmbushim edhe një të arritur të rëndësishme si regjion – atë të përfshirjes dhe bashkëpunimit të zgjeruar për nga hapësira përfshirëse dhe rëndësia, përderisa zotohemi për përparimin e këtij momentumi të integrimeve evropiane nëpërmes reformave në vendet tona dhe nëpërmes bashkëpunimit i cili shkon përtej kufijve tanë.

Dëshiroj t’i shpreh falënderimin tim Presidentit të Rumanisë dhe nikoqirit të sivjetmë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, z. Basescu, për ftesën që Kosova të jetë mysafire dhe pjesëmarrësve të këtij forumi për pranimin e Kosovës si të barabartë.

Dëshiroj që posaçërisht t’i falënderoj të gjitha vendet fqinje për mbështetjen e tyre të fortë, gjë e cila edhe mundësoi prezencën tonë këtu. Si dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Komisionerit  Stefan Fule, jo vetëm për marrjen parasysh të rëndësisë së pjesëmarrjes së Kosovës në këtë forum por po ashtu edhe për dhënien e kontekstit dhe kuptimshmërisë nëpërmes veprimeve konkrete – siç është nevoja për zgjerimin e marrëdhënieve ndër fqinjësore – politikës së zgjerimit gjatë mandatit të tij në Bruksel.

Jam posaçërisht e lumtur që sot mund t’i shpreh përgëzimet e mia Presidentit Nishani dhe vendeve të regjionit për vendimin e BE-së për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe ta njeh vendosmërinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj për të shtyrë përpara reformat dhe t’i përafrohet Bashkimit Evropian. President Nishani, jemi shumë krenarë për përparimin që keni arritur.

Për ne të tjerët, të cilët ende jemi duke shtruar rrugën drejt Bashkimit Evropian, kjo është një testament dhe sinjal i qartë se dera mbetet e hapur për secilin vend  që dëshiron të përqafojë vlerat dhe reformat dhe aspiron që të bëhet anëtare e BE-së.

Dhe ky momentum mban në vete një rëndësi të posaçme sot, kur po takohemi bashkë në njëqindvjetorin e fillimit të Luftës se Parë Botërore në këtë platformë të bashkëpunimit regjional, një tregues kuptimplotë i dallimit në mes të asaj kohe dhe të tashmes.

Përderisa shumë gjatë dekadës së kaluar kanë vënë në dyshim qëndrueshmërinë e politikës së zgjerimit dhe shkaqeve dhe efekteve të kësaj politike në frustrimet brenda vendeve anëtare për shkak të shkallës së lartë të papunësisë, Ballkani Perëndimor ishte i bashkuar në aspiratën për anëtarësim në BE si një agjendë e vetme e cila na bashkon.

Është po kjo perspektivë e BE-së e cila është dëshmuar të jetë një mjet i paimagjinueshëm i transformimit në një regjion i cili shpesh i ka rezistuar ndryshimeve. Dhe besoj se ajo të cilën e kemi në dorë momentalisht, ky momentum, duhet të vlerësohet dhe të avancohen, si nga regjioni po ashtu edhe nga BE-ja, si një garanci e vetme e progresit të cilin e kemi arritur, si dëshmi konkrete se kemi marrë mësim nga e kaluara.

Paqja në Evropë,  në masë të madhe e ushqyer nga Bashkimi Evropian – ka sjellë jo vetëm rritje dhe zhvillim të paprecedent, por ka sjellë edhe stabilitet politik, liri të lëvizjes dhe mirëkuptim më të thellë në mes të njerëzve dhe kombeve. Po këtë e dëshirojmë edhe për vendet dhe qytetarët tanë. Është rast historik për ne që ta ndërmarrim këtë hap përpara. Është rast që ne kurrë më të mos i kthehemi tmerreve të së kaluarës.

Vendet kyçe të BE-së kanë parë ndryshimet historike të cilat ky union i ka bërë në anën tjetër të perdes së hekurt, dhe ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, e kuptojmë më së miri potencialin të cilin ky projekt e përmban për ndryshimin e vendeve tona dhe ndryshimin e drejtimit të historisë.

Duke u bazuar në këtë bashkëpunim të ardhshëm për një paqe dhe stabilitet të vazhdueshëm, ne, vendet e regjionit, e kemi kuptuar se duhet të punojmë së bashku. Ne kishim një të kaluar të rëndë, një të kaluar nga e cila mund të mos jemi këndellur plotësisht dhe pasojat e se cilës vazhdojmë t’i vuajmë, por jemi duke u bërë bashkë drejtë vizionit premtues për liri, paqe, stabilitet dhe prosperitet. Për të gjithë, për secilin qytetar, dhe si Presidente e Kosovës, jam e vendosur që këtë dedikim ta zbatoj në Kosovë.

Të nderuar përfaqësues të PBEJ,

Rruga jonë për në BE është e kushtëzuar me aftësinë tonë që të ndërtojmë marrëdhënie të mira ndër fqinjësore, të cilat nënkuptojnë respekt për vlerat e mbajtura nga shoqëritë tona dhe për integritetin e vendeve tona respektive. Marrëdhëniet e mira nuk ndërtohen vetëm me nënshkrime marrëveshjesh, por me implementimin e atyre marrëveshjeve. Jo nëpërmes barrikadave. Por nëpërmes dialogut kuptimplotë i cili do t’i largojë ato pengesa drejtë bashkëpunimit.

Si vendi më i ri në regjion, Republika e Kosovës i ka dhënë prioritet ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore. Për ne, ndërtimi i themeleve të qëndrueshme për partneritete nuk është vetëm vendosmëri politike por edhe e nevojshme nëse duam të lëvizim përpara drejtë përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë dhe të sigurojmë stabilitet në regjion.

Ne kemi dëshmuar këtë vendosmëri në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, një nga ndërmarrjet më të vështira politike, që ka kërkuar një kurajo të madhe. Por ne e kemi bërë këtë sepse dëshirojmë të lëvizim përpara.

Jam e inkurajuar me ndryshimin të cilin e kemi parë në regjion dhe me mbështetjen që e kemi marrë nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka qëndruar pranë nesh duke na ofruar perspektiva të qarta, Kosovës dhe Serbisë, në rrugëtimet tona drejtë Bashkimit Evropian.

I nderuari President Basescu,

Të nderuar Kryetarë shtetesh dhe Ekselenca,

Procesi në të cilin jemi është i pakthyeshëm. Ne do të vazhdojmë të jemi faktor i paqes dhe stabilitetit dhe promovues të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Nga këndvështrimi i këtij samiti, mirëpres faktin se kjo perspektivë është respektuar dhe edhe njëherë shpreh falënderimin tim për organizatorët dhe vendet pjesëmarrëse për ndihmën e tyre vendeve që aspirojnë përafrimin me BE-në, duke u bërë nëpërmes këtyre samiteve dhe natyrës së tyre përfshirëse, lehtësues të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore. Kosova dhe institucionet e saj do t’i sjellin kësaj tavoline kontributin tonë, si të barabartë, drejtë përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe thellimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe lidhjeve ekonomike në mes të vendeve të regjionit.

Në vijim të kësaj, është thelbësore që bashkëpunimi jonë të jetë i gjithanshëm dhe përfshirës. Asnjë bashkëpunim në regjion nuk do të jetë i kompletuar pa pjesëmarrjen e Kosovës; asnjë politikë regjionale nuk do të jetë plotësisht e implementuar pa përfshirjen e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa anëtarësim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Projekti i Bashkimit Evropian do të vazhdojë të jetë i vetmi opsion i pazëvendësueshëm i cili do të ketë ndikimin më të madh dhe rolin më pozitiv transformativ në ekonomitë tona të ndërvarura dhe në zhvillimin e shoqërive tona.
 
Ne duhet ta çimentojmë paqen.

Ju faleminderit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.