presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në lansimin e programit “Angazhimi për Barazi”

Garantimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët pa dallim është themeli i të gjitha shoqërive demokratike. Nismat që synojnë të forcojnë bazën e demokracisë brenda shoqërive, duhet të kenë përkrahje të fuqishme si nga ana e institucioneve të vendit ashtu edhe nga e tërë shoqëria.

E nderuara ambasadore Jacobsson,I nderuar z. Hope,Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,Garantimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët pa dallim është themeli i të gjitha shoqërive demokratike. Nismat që synojnë të forcojnë bazën e demokracisë brenda shoqërive, duhet të kenë përkrahje të fuqishme si nga ana e institucioneve të vendit ashtu edhe nga e tërë shoqëria.USAID dhe populli amerikan kanë qenë partner të fuqishëm të shoqërisë sonë duke shtrirë dorën e mbështetjes së pakursyer që prej kohërave tona më të vështira dhe në çdo fazë të shtet ndërtimit tonë, duke promovuar vlerat e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, vlera të cilat ne i kemi kthyer në themelet mbi të cilën ndërtuam bashkërisht shtetin tonë.Unë e kam thënë shpesh herë dhe e besoj fuqishëm se investimi i barabartë në të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim është çelësi drejtë progresit të gjithë mbarëshëm të shoqërisë. Është alternativa e vetme e jona për garantuar  një të ardhme më të mirë për vendin tonë dhe një bazë më të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme.Dua të shpreh një falënderim të veçantë dhe të përgëzoj USAID-in dhe ATRC-në që sot lansojnë programin e tyre të përbashkët ”Angazhimi për Barazi”, i cili jam e bindur që me anë të çështjeve që ka ky projekt synon të trajtoj si fuqizimin ekonomik të gruas dhe pjesëmarrja e saj në tavolinat vendimarrëse, mbrojta e të drejtave të të gjitha komuniteteve të LGBT, fuqizimi i të rinjëve dhe i personave më aftësi të kufizuara, do të jap një kontribut të vyer për integrimin tonë të mëtutjeshëm.Programet e tilla patjetër që do të ndikojnë në forcimin e mëtutjeshëm të rolit të shoqërisë civile në trajtimin e çështjeve me interest të përgjithshëm duke nxitur bashkëpunimin me institucionet dhe  garantimin e bërjes së politikave gjithëpërfshirëse si dhe implementimin e tyre në jetën e përditshme.Një shoqëri civile e fuqishme do të thotë institucione të përgjegjshme dhe demokraci e suksesshme.Të nderuar pjesëmarrës,Zhvillimi i shoqërisë tonë dhe i shoqërive në mbarë botën janë duke shkuar drejtë afirmimit të rëndësisë së garantimit të barazisë gjinore, të të drejtave të njeriut për të përzgjedhur orientimin e tyre seksuale dhe identitetin gjinor, të garantimit të të drejtave dhe përfshirjes së personave me nevoja të veçantë dhe investimin në rininë, sidomos në shoqërinë tonë kur 60 për qind e popullit tonë përbëhet nga rinia nën moshën 30 vjeçare.Duke pas këtë parasysh, ne jemi duke investuar në krijimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe integruese duke punuar intensivisht që të krijojmë shoqëri të qytetarëve të barabartë pa dallim.Pa marrë parasysh të gjithë këtyre të arriturave, ne, kemi ende shumë për të bërë, por rruga jonë përpara do të jetë rrugë suksesi derisa ne investojmë në ndërtimin e aleancën më të garantuar të zhvillimit, atë në mes të institucioneve dhe shoqërisë një bashkëpunim dhe një ndërlidhje e fuqishme mes të dyjave.Të gjithë ne e dimë tani se Kosova përbën popullsinë më të mirë  dhe më të re ndaj të gjitha vendeve të tjera të Evropës. Rinia e saj përbën potencial të garantuar zhvillimi, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilent që t’ju ofrojmë atyre mundësitë për të pasur qasje në edukim cilësor, për t’i bërë ata pjesë aktive të gjithmbarshëm të shoqërisë, për t’ju siguruar atyre të ardhme më të mirë ku roli i tyre është qendror. E ardhmja e të rinjve tanë është përbrenda së vendit tonë është brenda Republikës së Kosovë dhe ne si institucione dhe si shoqëri duhet t’ju garantojmë këtë të ardhme të tyre përbrenda jetës institucionale dhe shoqërore. Në anën tjetër, barazia gjinore tashmë është një çështje me të cilën po përballemi çdo ditë e më shumë, në çdo fushë të jetës, pasi çdo ditë e më shumë po bëhemi dëshmitar të rëndësisë ekonomike, politike e sociale që investimi në gjysmën e shoqërisë sjell, por është një investim i mençur që neve duhet ta bëjmë në 50 për qind e shoqërisë sonë.Paragjykimet vazhdojnë të mbeten kur flasin për komunitetin LGBT dhe të drejtat e tyre, ne jemi siguruar që me ligjet e vendit ju mbrojmë dhe ju garantojmë të drejtat e tyre të pamohueshme dhe do vazhdojmë të punojmë intensivisht që të mbrojmë dinjitetin e tyre.Përmbushja e nevojave dhe ofrimi i shërbimeve adekuate për personat me aftësi të kufizuara apo personat me aftësi të veçanta duhet të jetë prioritet i institucioneve të vendit si atyre qendrore ashtu dhe atyre lokale, për të siguruar që atyre ju ofrohen të gjitha mundësitë për të jetuar jetë dinjitoze, për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri dhe për t’u ndjerë pjesë e barabartë dhe e pandashme e shoqërisë dhe shtetit tonë.Secili qytetar i këtij vendi duhet të ndjehet qytetar i barabartë i vendit dhe i shoqërisë se ku jetonë, duhet të ndjehet i respektuar dhe të ndjehet si pjesë e saj. Të gjithë ne duke punuar së bashku t’ua garantojmë këtë gjithsecilit qytetar të vendit tonë. Suksesi është i garantuar vetëm atëherë kur jemi duke punuar bashkërisht, kur i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, jo vetëm në raste të mira, por edhe në raste kur kemi nevojë për njëri-tjetrin. Krejt në fund, dëshiroj që të falënderoj organizatorin, USAID-in dhe popullin amerikan për një ndihmë dhe përkrahje të vazhdueshme që i jep popullit të Kosovës. E keni pas dhe do ta keni të pakursyer përkrahjen dhe mbështetjen time në realizimin e të gjitha projekteve tuaja, sepse këtu nuk janë vetëm ide dhe projekte tuaja, por janë projekte që prekin bazën e shoqërisë sonë. Ju faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.