Kjo nismë e juaja sot është një përpjekje e përbashkët e të gjithë neve, për të forcuar luftën kundër korrupsionit, një dukurie që po e cenon të ardhmen tonë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Korrupsioni por edhe krimi i organizuar janë dukuri të shoqërive në tranzicion dhe përpjekjet për t’i çrrënjosur ato kërkojnë angazhimin e plotë të të gjitha segmenteve të shoqërisë.
I Nderuar Z. KuçiI Nderuar Z. BaechlerE Nderuara Znj. NederaI Nderuar Z. PreteniTë nderuar pjesëmarrësZonja dhe Zotërinj, Kjo nismë e juaja sot është një përpjekje e përbashkët e të gjithë neve, për të forcuar luftën kundër korrupsionit, një dukurie që po e cenon të ardhmen tonë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Korrupsioni por edhe krimi i organizuar janë dukuri të shoqërive në tranzicion dhe përpjekjet për t’i çrrënjosur ato kërkojnë angazhimin e plotë të të gjitha segmenteve të shoqërisë. Ne në Kosovë nuk e kemi përmbyllur ende betejën me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por luftën kundër këtyre dukurive e kemi shndërruar në përparësi të punës sonë për ta fituar dhe për të treguar se duam të ndërtojmë shtet ku mbizotëron rendi dhe ligji, për të mirën e qytetarit dhe të ardhmes së tij. Rendi dhe sundimi i ligjit nuk mund të funksionojë në një shtet ku ka korrupsion, por ne duam të dëshmojmë se jemi më të fuqishëm dhe më të bindur në luftën tonë kundër dukurive negative dhe për të treguar se jemi më të qëndrueshëm në këtë qëllim. Korrupsioni po e pengon zhvillimin e vendit dhe investimet e huaja. Po e pengon hapjen e vendeve të reja të punës dhe perspektivën e të rinjve në Kosovë. Korrupsioni po e pengon të ardhmen e gjeneratave të reja, të cilat do t’na gjykojnë për veprimet tona të së sotmes. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë misionin që e kemi marrë – të mposhtjes së korrupsionit dhe të krimit të organizuar për mirëqenien e qytetarëve të vendit. Duhet të krijojmë një Kosovë ku sundon rendi dhe ligji dhe ku të gjithë jemi të barabartë përpara tij. Një Kosovë ku të gjithë ne, edhe institucionet edhe qytetarët, jemi të gatshëm e të fuqishëm të përballemi me të këqijat, që gjeneratat e ardhshme të mos na akuzojnë për mosgatishmëri dhe mosguxim. Një Kosovë të pastër ku vullneti i qytetarit do të jetë udhërrëfyes i institucionit dhe ku mbështetja për këto institucione do të jetë e plotë. Të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë, të pavarur dhe me besim të madh nga qytetari i Kosovës. Një sistem që do të njoh vlerat e secilit qytetar, por që do të jetë i respektuar për punën dhe angazhimin e tij. E duam ndërtimin e një shteti që garanton investimet e huaja dhe ku investitorët e huaj kanë besim në sistemin tonë të drejtësisë. Sepse kjo do të na trasojë rrugën e zhvillimit tonë ekonomik, që do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës. Dhe kjo do të ndal interesimin e qytetarëve tanë, sidomos të rinjve, për të emigruar jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë. Dhe kjo do të ndihmojë në përparimin e vendit tonë ku të gjithë do të kenë mundësi dhe ku të gjithë do të tregojnë aftësitë e tyre në dobi e shërbim të vendit. Dhe më e rëndësishmja duam të ndërtojmë një vend ku qytetarët tonë ndjehen të sigurt dhe me besim të plotë në Republikën e Kosovës. Ju Faleminderit