DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALIMI I PRESIDENTES ATIFETE JAHJAGA NË TAKIMIN E KËSHILLIT KONSULTATIV PËR KOMUNITETE

Mblidhemi sot për të mirëpritur anëtarët e rinj që do të jenë pjesë e Këshillit Konsultativ për Komunitete, një kategori e rëndësishme kushtetuese ku dëgjohet zëri i të gjitha komuniteteve përmes ndërtimit të politikave si vlerë e shoqërisë dhe shtetit tonë.

Të nderuar anëtarë të Këshillit,Dhe përfaqësues të organizatave që përkrahin Këshillin,Zonja dhe zotërinj,Mblidhemi sot për të mirëpritur anëtarët e rinj që do të jenë pjesë e Këshillit Konsultativ për Komunitete, një  kategori e rëndësishme kushtetuese ku dëgjohet zëri i të gjitha komuniteteve përmes ndërtimit të politikave si vlerë e shoqërisë dhe shtetit tonë.Ne si qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës, përveç të drejtave të garantuara me Kushtetutë kemi edhe përgjegjësi që të ndërtojmë shtetin tonë mbi vlerat më sublime të tolerancës dhe integrimit.Anëtarët e rinj dhe ata të rizgjedhurit duhet të punojnë më intensivisht në promovimin e interesave të përbashkëta të secilit komunitet në legjislacion, politika dhe vendimmarrje.Kemi ende punë për të bërë në zgjidhjen e problemeve ditore të komuniteteve tona. Duhet të garantojmë barazinë në çdo segment të jetës jo si pjesëtarë të komuniteteve por si shtetas të Kosovës, pa dallim. Dragi ucesnici,Republika Kosovo se gradi na građanskim osnovama gde su svi ravnopravni, gde će se garantovati prava, sloboda i jednakost svih građana pred zakonom, i biti odlučni u stvaranju slobodnog i demokratskog Kosova. Republika Kosovo će osigurati odgovarajuće uslove koji će omogućiti zajednicama i njihovim pripadnicima da čuvaju, štite i razvijaju svoj identitet, unaprediti duh tolerancije, dijalog i podršku pomirenju između zajednica gde će se promovisati očuvanje verskog i kulturnog nasleđa svih zajednica, kao sastavnog dela nasleđa Kosova. Republika Kosovo ima za cilj da se stvore svi neophodni uslovi da sve zajednice na Kosovu zive normalnim životom, da imaju legalne institucije kojima mogu da se obrate za rešavanje problema i za zaštitu prava i jedino zajedničkim nastupom, možemo ići brže napred u izgradnju bolje budućnosti i većem uspehu u evropskim integracijama.Të nderuar pjesëmarrës,Po hyjmë në një periudhë të rëndësishme dhe vendimtare për shtetin tonë të përbashkët. Në një fazë kur duhet të tregojmë pjekurinë tonë politike dhe kulturën demokratike dhe kur duhet të avancojmë proceset tona të brendshme si dhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Krijimi shpejt i institucioneve tona do të garantojë funksionimin demokratik të shtetit, do të tregojë aftësinë tonë për të menaxhuar krizat dhe gatishmërinë tonë për të gjetur vetë zgjidhjet që do të çojnë drejt përmbushjes së pritjeve të qytetarëve tanë për një shtet të përparuar, të përgjegjshëm dhe të respektuar si dhe pjesë të familjes euroatlantike.  Garantimi i funksionimit demokratik të institucioneve, nuk nënkupton imponimin e zgjidhjeve nga një institucion tjetër dhe aq më pak ndërhyrje për të instaluar praktika jo kushtetuese në vendin tonë. Kosova është demokraci parlamentare dhe përgjegjësitë e secilit institucion janë të ndara dhe të përcaktuara me Kushtetutë. Po aq sa janë të përcaktuara edhe mandatet dhe kohëzgjatja e secilit prej institucioneve! Por ne do t’i bashkërendojmë veprimet tona për të mirën e vendit, duke ruajtur autonominë e secilit prej institucioneve tona, dhe duke garantuar funksionimin më të mirë të tyre.  Ne duhet të mësohemi të jemi përgjegjës, të përgjegjshëm dhe llogaridhënës përpara qytetarëve tanë. Duhet të mësohemi se Kushtetuta dhe ligjet e vendit janë ato që e bëjnë shtetin dhe ne të gjithë duhet ta kuptojmë se demokracia ka rregulla që duhet të respektohen. Prandaj, zgjidhjet gjenden në mesin e atyre që kanë marrë votën e popullit, në mesin e atyre që kanë përgjegjësi përpara votuesve të tyre, përpara qytetarëve të Kosovës.Sepse ka ardhur koha që të shohim përpara dhe të kujdesemi më shumë për mirëqenien e qytetarëve tanë: për arsimimin, për shëndetësinë, për mundësitë e reja për punësim, për të drejtat e tyre njerëzore, për liritë e tyre, për procesin e bashkëpunimit ndërmjet tyre, për integritetin territorial të vendit, për konsolidimin ndërkombëtar të tij. Dhe, prandaj na duhet të vendosim fillimisht bazat e fuqishme të një shteti të së drejtës, ku ligjet tona do të respektohen fillimisht nga ne, udhëheqës të institucioneve, nga ata që janë zgjedhur me votën e qytetarëve, për të përfunduar deri tek vetë qytetarët.Përgjegjësia jonë, si edhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nën betimin “për të përfaqësuar me dinjitet popullin dhe për të punuar në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”, shtrihet më gjerë duke provuar për të gjetur zgjidhjet brenda institucionit që përfaqësojnë dhe në kuadër të Kushtetutës. Dhe natyrisht duhet të mësohemi se vetë i gjejmë zgjidhjet, pa kërkuar ndihmën nga jashtë, sepse zgjidhjet na përkasin neve, shtetit tonë dhe të ardhmes sonë.  Sukseset tona janë të përbashkëta dhe ato duhet të shërbejnë si shembull se ne jemi duke ndërtuar vlera dhe se shteti ndërtohet mbi parime të barazisë dhe mosdiskriminimit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.