DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Atifete Jahjaga me rastin e 235 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Republika e Kosovës është një projekt i suksesshëm i vullnetit të shprehur lirshëm dhe i ndihmës e përkrahjes ndërkombëtare. Ne, asnjëherë nuk do ta harrojmë përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të harrojmë intervenimin e NATO-s në vitin 1999, si një vepër humanitare që e shpëtoi popullin tim nga gjenocidi, që i ktheu në shtëpitë e veta më shumë se gjysmën e qytetarëve të shpërngulur me dhunë.

Prishtinë 05 korrik 2011  I nderuari ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e KosovësTë nderuar zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të nderuar pjesëtarë të KFOR-it amerikan.Të nderuar udheheqës të insitucioneve të Republikës së KosovësTë nderuar  ambasadorë të shteteve mike të akredituar në Kosovë.Të nderuar staf diplomatik dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.Të nderuar oficerë dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të KosovësTë nderuar eprorë dhe pjesëtarë të Policisë së KosovësTë nderuar pjesëtarë, oficerë dhe ushtarë të KFOR-it  Të nderuar pjestarë të EULEX-itTë nderuar të pranishëm Urimetmë të përzemërta të popullit të Kosovës dhe të mijat, për Ditën ePavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendit qëcivilizimit njerëzor i dha dhe po i jep kontributin më të rëndësishëm nëzhvillim dhe në përparim, në modelin e demokracisë e veçanërisht nëruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në botë. Përkujtojmë sehapja e Zyrës Amerikane këtu në Prishtinë, ishte një ngjarje vendimtarepër popullin dhe për vendin tim në kohën kur liria dhe pavarësia eRepublikës së Kosovës ishte një ëndërr dhe një synim gjithëpopullor,realizimi i së cilës me hapjen e kësaj Zyreje tashmë shihej si e sigurt,duke pasur parasysh angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëmbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në avancimin e procesevedemokratike, të drejtave të popujve të lirë e sovran, të barabartë dhetë dinjitetshëm me kombet e tjera të Botës. Republika e Kosovësështë një projekt i suksesshëm i vullnetit të shprehur lirshëm dhe indihmës e përkrahjes ndërkombëtare. Ne, asnjëherë nuk do ta harrojmëpërkrahjen e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, nuk do të harrojmë intervenimin e NATO-s në vitin 1999, si njëvepër humanitare që e shpëtoi popullin tim nga gjenocidi, që i ktheu nështëpitë e veta më shumë se gjysmën e qytetarëve të shpërngulur medhunë. Të nderuar të pranishëm, Republika e Kosovësështë shtet i të gjithë qytetarëve të barabartë pa dallim përkatësieetnike, fetare, racore apo tjetër sepse ky është vullnet i yni dhe kyështë parim i patjetërsueshëm i civilizimit dhe i kulturës evropiane, sëcilës ne si popull dhe vend i përkasim. Republika e Kosovës do të bëhetanëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe sa më parë që kjo të ndodhëaq më mirë do të jetë për rajonin, për Evropën dhe për popullin tim.Është ky një sukses i yni i përbashkët që nuk ka alternativë, iinstitucioneve të vendit, i ndihmës dhe i angazhimit ndërkombëtar. Modeliamerikan në ndërtimin e vendit, në konceptin e civilizimit e tëgërshetimit të kulturave, në angazhimin në politikën ndërkombëtarembetet një inspirim dhe një përvojë e mirë për vendin tim, në ndërtimindhe në zhvillimin në të gjitha fushat e sidomos në rolin që Republikëssë Kosovës i takon në rajon dhe në politikën ndërkombëtare, dukendërtuar raporte të mira me të gjitha vendet fqinje, duke marrë pjesë nëtë gjitha projektet dhe në nismat rajonale dhe globale. Ne jemibërë faktor paqeje dhe stabiliteti, shembull i bashkëpunimit të mirë,i  respektimit të integritetit, sovranitetit dhe subjektivitetit tësecilit vend dhe popull, duke ndërtuar marrëdhënie që janë në funksiontë lëvizjes së lirë të njerëzve, të ideve dhe të kapitalit. Shtetete Bashkuara të Amerikës janë një vend lider sepse patën njerëz mevizion, njerëz të përkushtuar ndaj vendit dhe ndaj njerëzimit e sidomosliderë që iu përkushtuan realizimit të idealeve në të cilat besuan sejanë më të mirat për vendin dhe për kombin. Ne kemi shumë të mësojmë ngajeta e këtyre njerëzve të mëdhenj. Të përmendi thënien e presidentitVudrov Vilson, aq të dashur e të respektuar këtu, për angazhimin qësecili popull duhet vet të vendos për fatin e tij si një e drejtë epamohueshme. Ai pati thënë: “America is not anything if it consists of each of us. It is something only if it consists of all of us”. Dhe në një rast tjetër: “The ear of the leader must ring ëith the voices of the people”. Këtody parime që unë i kam për zemër si Presidente e vendit, që Kosovënmund ta ndërtojmë vetëm së bashku, duke lënë më një anë interesatparciale dhe duke pasur konsensus të plotë për interesat kombëtare dheshtetërore të vendit. Zonja dhe zotërinj, Më lejoni këtë fjalë timen ta përfundoj duke kujtuar një thënie të presidentit amerikan, Teodor Ruzvelt: “ Do what you can, where you are, with what you have.” Pratë jemi të bindur se duke pasur zërin e popullit në veshët tuaj dheduke punuar për atë që mundemi, aty ku jemi dhe me atë që kemi, ne tëgjithë së bashku si liderë dhe si qytetarë do ta bëjmë punën më të mirëdhe të sukseshme për vendin dhe për njerëzimin. Së bashku me gjithë popullin amerikan, Gëzuar! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.