Sot po e përcjellim në botën e amshueshme Fadil Feratin,kryetar i Komunës së Istogut e nënkryetar i Lidhjes Demokratike tëKosovës. Gjatë këtyre katër ditëve, prejse zemra e tij pushoi së rrahuri, nekemi kujtuar me mall e me dhembje çastet e punës sonë me të, kemi veçuarpunët dhe sukseset që ai ka arritur si udhëheqës i Komunës së Istogut dhe sinënkryetar i LDK-së.
Fadil Ferati udhëhoqi Komunën e Istogut në tri mandate. Besimi i qytetarëvetë kësaj komune iu dha atij edhe në zgjedhjet e para lokale të mbajturanë Kosovën e pavarur e sovrane. Fitorja e tij e katërt është pothuajseunikate jo vetëm në këto zgjedhje, po në gjithë historikun e zgjedhjevedemokratike që ka mbajtur Kosova. Sëmundja e rëndë ia pamundësoi Fadilittë mbante fushatë zgjedhore. Në rrethanat e konkurrencës së lirë e demokratike, në të cilat secili kandidat përpiqet të marrë mbështetje sa më të gjerë të elektorëve, kandidimi për postin e kryetarit të Komunës pa bërë asnjë ditë fushatë, është një lloj utopie. Por, rasti i tij ishte tjetër, i veçantë. Me punën e tij në tri mandatet e kaluara si udhëheqës komune, si dhe meveprimtarinë e gjatë e të palodhshme njëzetvjeçare në shërbim të lirisë dheprosperitetit të vendit, Fadili Ferati e kishte fituar besimin e qytetarëve,ndaj doli fitues edhe për të katërtën herë, ndonëse nuk arriti të paraqistevizionin e tij për qeverisjen e Istogut gjatë katër vjetëve të ardhshëm. Vizionii tij dihet.Fadil Ferati ishte etabluar ngadalë, por sigurt si prijës i Istogut, si zëri i parëi qytetarëve të kësaj komune. Ai ishte kryetar i Istogut dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kështu që fryma e veprimit dhe e mendimit të tij politik patjetër reflektoi edhe në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë.Sot, kur po ndahemi përfundimisht prej tij, mund të theksojmë pa hezitim seFadil Ferati ishte njeri që gëzonte njëkohësisht besimin e bashkëvendësve tëtij në Komunën e Istogut dhe respektin e institucioneve qendrore të Republikës.Rruga e ngritjes së tij politike ishte fryt i punës së gjatë e konkrete përpërmirësimin e jetës dhe të mirëqenies sociale të qytetarëve të Istogut, nënjërën anë, si dhe i angazhimit të pareshtur për forcimin e institucioneve tështetit tonë, në anën tjetër.Ndaj, duke shikuar prapa drejt viteve të mëdha të veprimtarisë, s’kemi se sitë mos i vërejmë gjurmët e punës së tij si këtu në Istog, ashtu edhe në Prishtinë.Së këndejmi, ndarja e tij nga jeta është dyfish më e rëndë; ai la Istogunpa prijës, ndërsa Prishtinën pa një personalitet që kishte mbështetjen efuqishme të bazës nga vinte, veçori kjo që e bënte atë të autoritetshëm kudo.Që nga krijimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fadil Ferati punoi për lirinëdhe pavarësinë e Kosovës. Si në vendlindjen e tij, në Gurrakoc, si në Istoga në Prishtinë, ai tregoi besim të patundur në misionin të cilit i ishtebashkuar. Lëvizja jonë e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci, së cilës iprinte vizionari Ibrahim Rugova, pati themele të fuqishme pikërisht nëveprimtarët e devotshëm, besnikë e përherë të qëndrueshëm si Fadil Ferati.Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë e tjera që vepruan në Kosovë gjatë viteve nëntëdhjetë nuk kishin asnjë mjet të ekzekutimit të pushtetit. Mirëpo, ato kishin besimin e madh të qytetarëve, të cilin nuk mund ta vriste asnjë lloj arme e pushtetit përbindësh të Millosheviqit. Ky besim plebishitar i një populli të tërë në udhëheqësit e vet bëri që ata të kenë qëndrim të palëkundur në kërkesën e shenjtë: liri, pavarësi dhe demokraci për Kosovën.Nga perspektiva e sotme, kur Kosova po përmbyll dyvjetorin e funksionimittë saj të suksesshëm si shtet i pavarur dhe sovran, mund të vlerësohet sesa e rëndësishme, në fakt, sa esenciale ka qenë për faktorin tonë politikmbështetja që ka pasur kudo në Kosovë, në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo fshat e qytet.Nuk ka asnjë dyshim, kjo mbështetje e këtyre përmasave gati tëpabesueshme për ato rrethana s’do të ishte e tillë, sikur Lëvizja jona të moskishte njerëz si Fadil Ferati, të cilët ditën t’i qëndrojnë pranë qytetarit tëKosovës në çdo situatë.Ne u kemi shumë borxh këtyre njerëzve, që sakrifikuan gjithçka për ta jetësuar ëndrrën tonë shekullore për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Si institucione, si qytetarë, si njerëz… ne duhet të bëjmë çmos që vepra të mos shuhet kurrë, por të kujtohet e të nderohet ashtu siç i ka hije një vendi që s’i harron asnjëherë bijtë e vet.Fadil Ferati, prind i urtë, mik i mirë dhe njeri me ideale e synime të qartameriton kujtimin dhe nderimin tonë të gjithmonshëm. Ai ishte njeri i Istogutdhe i Kosovës dhe punoi me gjithë shpirt për ta parë më të përparuarvendlindjen/atdheun e vet.I qoftë i lehtë dheu i nënës Kosovë!Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! Për të përjetshmin, njeriun e mirë tëKosovës, Fadil Ferati.