presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Jahjaga në Mbrëmjen Gala të Fondit Kosovar-Amerikan për Edukim

Me kënaqësi e pranova ftesën për t’ju bashkuar nismës së KAEF-it, për të mbështetur një çështje të një rëndësie të veçantë për të rinjtë tanë dhe për nxitjen e edukimit.

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,E nderuara zëvendëskryeministre Kusari,E nderuara Ambasadore Jacobson,I nderuar Gjeneral Clark,Të nderuar pjesëmarrës, Me kënaqësi e pranova ftesën për t’ju bashkuar nismës së KAEF-it, për të mbështetur një çështje të një rëndësie të veçantë për të rinjtë tanë dhe për nxitjen e edukimit. Nga ky projekt kanë përfituar të rinjtë e të rejat të Kosovës, të cilët me përvojën e  marrë në institucionet  prestigjioze të SHBA-e janë bërë kontribuues dhe bartës të ndryshimeve në shoqërinë tonë. Edukimi është shtylla e çdo shoqërie. Është mjeti më i fort i zhvillimit të një shteti që garanton ndërtimin e një shoqërie të përparuar. Pasuria më e madhe që ka Kosova është rinia e saj. Një rini e edukuar e shkolluar mirë, me plot elan dhe energji për të dhënë kontributin e vet në ndërtimin dhe forcimin e demokracisë. Studentët e Kosovës  ndajnë ëndrra dhe ideale të njëjta me bashkëmoshatarët e tyre të botës  prandaj ne, si shoqëri, duhet të gjejmë mënyra që të krijojmë sa më shumë mundësi që të  ofrojmë të gjitha kushtet për një shkollim cilësorë brenda dhe jashtë vendit si dhe një punësim pas shkollimit që dija dhe profesionalizimi i fituar të vihet në shërbim të popullit, të atdheut dhe të përparimit. Ata janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, sepse pasqyrojnë vlerat e shoqërisë tonë, duke qëndruar të barabartë me të gjithë kolegët e tyre nga e gjithë bota. E përgëzoj KAEF-in, Fondin Amerikano-Kosovar për Arsim, për rolin e tyre në hapjen e horizonteve të reja të dijes për një numër të studentëve të dalluar kosovar. Kosova ka nevojë për energjinë, dijen dhe përvojën që bursistet e KAEF-it sjellin përmes punës së tyre në institucione të ndryshme të vendit. Të nderuar të pranishëm, Përgjegjësia qytetare dhe solidariteti që po vihet në spikamë  sonte, është fryma që ka udhëhequr shoqërinë tonë ndër vite si një përkushtim  për forcimin e përparimin e vendit.I uroj bursistët e rinj duke pasur besim  në suksesin e tyre. Faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.