Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga adresoi Forumin ” Dhuna seksuale në konflikt dhe përtej” e organizuar nga Fondacioni për Mirëqenie të shoqërisë i Presidentes së Maltës znj. Marie Louise Coleiro Preca. Ky forum u organizua me rastin e vizitës shtetërore të Presidentes Jahjaga në Republikën e Maltës.
Në vijim mund të gjeni fjalimin e Presidentes Jahjaga:
Zonja dhe Zotërinj,
E dashura Presidente,
Është kënaqësi e posaqme për mua që kam mundësinë t’ju drejtohem në këtë forum të rëndësishëm i cili diskuton një nga mjetet më të heshtura të luftës, dhunën seksuale, mjet i cili po shkatërron jetërat e qytetarëve të pafajshëm nëpër mbarë botën.
Siç e dini, kjo cështje është një çështje të cilën unë e kam afër zemrës, sepse kjo ka prekur shoqërinë time jo shumë kohë më parë, duke mbjellur farën e vujatjes dhe dhimbjes thellë në jetërat e viktimave dhe në mbarë shoqërinë.
Dhuna seksuale ishte përdorur si mjet i luftës në Kosovë ndaj mijëra grave dhe burrave me qëllim që të instalohet mbi qytetarët e pafajshëm frika dhe shtypja, pastrimi etnik, nënqmimi i burrave si dhe të zhvishet një shoqëri e tërë nga vlerat e saj njerëzore.
Afër njëzet mijë qytetarë të pafajshëm mbajnë në vete plagët e veprave të tmerrshme të dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe, të cilat i shëndrruan trupat e tyre në fushëbeteja për përfitime politike.
Dhe përderisa ne lëvizëm përpara për të rindërtuar të ardhmen tonë nga gërmadhat e shkatërrimit dhe vujatjes së pamasë njerëzore, duke u munduar me shumë sfida të ndërtimit të një vendi paqësor, stabil dhe të sigurt, ne i lamë viktimat e këtij krimi të tmerrshëm që vetë ta luftojnë turpin, izolimin dhe përjashtimin shoqëror pa mbështetje të duhur institucionale dhe shoqërore.
Krimet e papara të kryera mbi trupat e tyre flasin zëshëm për një krim të hatashëm, por ne si shoqëri jemi rrallëherë të gatshëm që ta dëgjojmë këtë vuajtje, e cila ishte tëpër e rëndë për ne ta dëgjojmë.
Ne ditët e para të mandatit tim si Presidente e Kosovës, unë shkova ta takoj një grup të grave, të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. Isha dëshmitare e faktit se lufta për to nuk kishte përfunduar akoma. Kujtimet e krimit ishin akoma të frekëta dhe se tmerri po rëndonte akoma mbi shpatullat e tyre.
Bisedova me gratë aktiviste, te cilat kishin ngritur zërin për drejtësi dhe njohje të të mbijetuarëve, me zemër të thyer për atë që kisha parë, por e vendosur për të sjellë ndryshim dhe të punojmë bashkarisht për ta thyer këtë tabu shqetësuese e cila po e mbante peng të ardhmën e të mbijetuarëve si dhe të ardhmen e mbarë shoqërisë sonë. Vendosa që të udhëheqë diskursin social dhe institucional drejtë ofrimit të drejtave të mbijetuarëve dhe njohjes së sakrificës së tyre.
Me 7 mars 2014 themelova Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës për të ofruar një përgjegje të strukturuar institucionale.
Do ta mbaj në mend me krenari ditën e parë të punës të Këshillit Kombëtar sepse ajo shenon herën e parë që ne si institutcione dhe si shoqëri shprehëm vendosmërinë tonë të paluhatur për të thyer këtë tabu, për të luftuar stigmën e cila akoma rrethon të mbijetuarit dhë për të punuar pa u ndalë për ti trajtuar njëlloj sikurse edhe kategoritë e tjera të dala nga lufta, me rrespekt dhe dinjitet dhe për të nderuar sakrificën e tyre.
Sot, të mbijetuarit e kanë fituar të drejtën për njohje ligjore, e kemi thyer tabunë, dhe pos kësaj edhe kanë gjetur mbështetje të miqëve në mbarë botën, të njerëzve si ju, të ciltë po e ndëgjojnë zërin e tyre dhe po e mbështesin kërkesën e tyre për drejtësi.
Me 12 qershor të vitit të kaluar, në Ditën e Clirimit të Kosovës, Prishtina u kthye në kryeqytetin e të drejtave të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës, nëpërmes instalacionit artistik “Mendoj per Ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, kur fusha e blertë e stadiumit të Prishtinës u mbulua me pesë mijë fustane dhe funde, të cilat flisnin zëshëm për veprat jonjerzore të kryera mbi gratë e vendit tonë, dhe të cilat kërkoin njohje dhe dënim të këtij krimi të luftës.
Dhe përderisa po ecja nëpër stadium, nepërmes mijëra fustaneve, pashë dy funde të cilat mbanin mesazhe të cilat ta thenin zemrën; në njërin prej tyre shkruante: “ Unë kam një përjetim të hidhur”, ndërsa në tjetrin “ Ky fund mban një histori të mbyllur që nga pranvera e vitit 1998”.
Sot, këto funde gjenden të varura në muret e Zyrës së Presidentit të Kosovës për të na përkujtuar sakrificën e mijëra grave dhe burrave, për më shumë, për të na përkujtuar obligimin të cilin e kemi ndaj tyre, për ti trajtuar me dinjitet.
Të ndëruara Zonja dhe Zotërinj,
Gjatë viteve kam dëgjuar tregime të grave ëndrrat e të cilave për tu bërë nëna kurrë nuk u realizuan sepse ato humbën fëmijët akoma të palindur për shkak të dhunës jo njerëzore të kryer mbi to.
Kam dëgjuar tregime të nënave të cilat kanë qenë dëshmitare të përdhunimit, rrahjes dhe torturimit të vajzave të tyre, para syve të tyre, tregime të grave të abuzuara seksualisht në mënyra të paimagjinueshme para syve të burrave, baballarëve të tyre, para syve të mbarë fshatit. Tregime të fëmijëve të vegjël të cilët nuk i mbijetuan këto akte jo njerëzore. Tregime të grave të cilat humbën familjet e tyre për shkak të turpit nga ky krim, gra dhe vajza të reja, të lëna prapa me njollën e turpit të vendosur thellë në trupat e tyre.
Në të gjitha këto tregime poashtu u bëra dëshmitare e guximit të vajzave të reja dhe grave, te cilat përkundër cdo gjëje, gjetën forcë për të rindërtuar jetërat e tyre, të kujdesen për femijët dhe familjet e tyre, të cilat i luftojnë për cdo ditë tmerret të cilat i kanë përjetuar dhe të cilan nuk dorzohen asnjëherë. Gra të cilat e inkurajojnë njëra tjetrën për të mbijetuar dhe të cilat i thonë njëra tjetrës se ato janë heroinat e shoqërisë sonë.
Është forca dhe kurajoja e tyre e cila më jep shpresë se vendosmëria e tyre për njohje kombëtare dhe ndërkombëtare të ktij krimi, kërkimi I drejtësisë nga to dhe kërkesa për një jetë në paqe, do të ndëgjohet.
Kemi akoma shumë për të bërë për tu ofruar atyre drejtësinë të cilën e meritojnë. Edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës akoma asnjë person nuk është dënuar për krimet e dhunës seksuale të kryera në Kosovë. Por, ne jemi akoma më të vendosur për ti kryer obligimet tona institucionale dhe shoqërore dhe për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit.
Zonja dhe Zotërinj,
Ne jemi duke luftuar betejat të cilat i kishim fituar dikur. Ne kemi shfuqizuar skllavërinë por vajzat tona akoma po skllavërohen.
Ne kurrë nuk e kishim menduar se përsëri do të ishim dëshmitarë të skenave të tmerrshme të grave dhe vajzave të lidhura me zinxhirë, të abuzuara seksualisht në mënyra më të tmershme dhe të shitura si skllave seksuale. Kjo po kryhet çdo ditë nga militantë të ISIL-it.
Duke parë krime të papara të cilat zhveshin gratë, vajzat dhe fëmijët nga identiteti ityre, ne i lëmë ato të turpëruara përderisa kryesit e veprave lëvizin lirshëm në një kulturë të mosdënimit për vepra të cilati kanë kryer.
Mund ta them qartazi se nuk janë vetëm viktimat ato të cilat e paguajnë cmimin e padrejtësive të shkaktuara mbi to nga ky mjet lufte por është mbarë shoqëria e cila vuan poashtu.
Ne mund ta ndalim këtë mjet lufte i cili cdo ditë po shkatërron jetëra në cepe të ndryshme të botës, po shkatërron thelbin e njerëzisë sonë; por ne duhet të veprojmë bashkarisht dhe ta luftojmë këtë kulturë të mosndërshkueshmërisë.
Dëshiroj të falenderoj nga zemra Presidenten për organizimin e këtij evenimenti, dhë të gjithë ju të cilët keni ardhur për të ofruar mbështetje për këtë kërkim për paqe dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe në mbarë botën.
Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën e të mbijetuarëve të dhunës seksuale në konflikte por mund të sigurhemi që do tu ofrojmë drejtësi. Për më tepër, mund të sigurohemi se do ta ndalojmë dhunën seksuale në konflikte njëherë e përgjithmonë. Le ti bashkohemi kësaj kauze dhe ta mbrojmë humanitetin tonë.
Ju falemnderit.