presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Jahjaga në ceremoninë e gradimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e gradimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, në Ferizaj.

Më poshtë po e sjellim fjalimin që Presidentja Jahjaga mbajti me këtë rast: Të nderuar kadetë dhe oficerë,Të nderuar familjarë, Të nderuar pjesëmarrës,  Diplomimi dhe gradimi i gjeneratës së kadetëve është një arritje që shpreh përkushtimin, vullnetin dhe angazhimin tuaj që të shkolloheni e të aftësoheni dhe të ngriheni në karrierë, duke i shërbyer me profesionalizëm vendit dhe popullit, duke i përmbushur detyrat që priten prej Forcës së Sigurisë të Kosovës në partneritet me NATO-n, anëtare e plotë e së cilës do të jetë Republika e Kosovës. Mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligj dhe ky mandat ju bën nder juve dhe qytetarëve në shërbim të të cilëve jeni. Në integrimin tonë euroatlantik, ju do të jeni segment i rëndësishëm i zbatimit të politikave të vendit tonë dhe i angazhimit e kontributit të Republikës së Kosovës, në misionet e përbashkëta së bashku me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë. Shkollimi juaj i bërë sipas standardeve më të larta të NATO-s, aftësimi juaj për kryerjen e të gjitha detyrave, është shembull i koordinimit të suksesshëm të programeve dhe synimeve tona të përbashkëta.  Edukimi juaj, puna dhe angazhimi juaj është shembull i mirë për të rinjtë dhe të rejat që ta duan dhe ta aspirojnë këtë profesion.  Forca e Sigurisë së Kosovës në programin e transformimit të saj, të ecjes dhe rrugëtimit përpara e ka dhe përherë do ta ketë mbështetjen dhe përkrahjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.       Përgëzime. Ta mbani me nder, respekt dhe krenari uniformën e oficerit.  Ju faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.