Më vjen mirë që jemi mbledhur sot për të shënuar 10 dhjetorin, ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke lansuar një fushatë kombëtare të një rëndësie të veçantë e cila i dedikohet njërit prej parimeve themelore të të drejtave të njeriut, të drejtës për pronë.
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës,I nderuar z. Kuçi,Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës,I nderuar z. Delawie,I nderuar z. Hope,Të nderuar pjesëmarrës, Më vjen mirë që jemi mbledhur sot për të shënuar 10 dhjetorin, ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke lansuar një fushatë kombëtare të një rëndësie të veçantë e cila i dedikohet njërit prej parimeve themelore të të drejtave të njeriut, të drejtës për pronë.Kjo e drejtë universale, e mishëruar edhe në ligjet e Kushtetutën e vendit tonë, i garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Por në praktikë ajo shpesh herë realizohet si një privilegj i rezervuar i burrave, që në mënyrë të padrejtë ua mohon gëzimin e kësaj të drejte grave. Të drejtat e njeriut, nuk janë privilegj i veçantë i një grupi të shoqërisë, fatkeqësisht ato jo rrallë herë realizohen si të tilla. E kurdo që kjo ndodh, e kthen në obligim qytetarë dhe institucional, ndërmarrjen e masave të duhura për të mbrojtur realizimin e plotë të të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit tonë pa dallim.Sot ne po njohim një ndër vështirësitë me të cilat gratë përballen, atë të realizimit të të drejtës së tyre pronësore. Në të njëjtën kohë po reflektojmë edhe gatishmërinë për të bërë hapa drejtë ndryshimit të këtij realiteti, të përkushtuar si institucione, duke kërkuar edhe mbështetjen e mbarë qytetarëve për të adresuar sfidat dhe për të njohur rëndësinë e garantimit të kësaj të drejte.Një vit më parë e filluam fushatën ‘Për të Mirën Tonë’ me partner të shumtë nga çdo sektor i shoqërisë, me mbështetjen e organizatës gjermane GIZ, duke u fokusuar në një aspekt të rëndësishëm të realizimit të së drejtës në pronë, atë të regjistrimit të pronës në emrin e të dy bashkëshorteve, ashtu siç parashihet me ligj.Sot, me mbështetjen e pakursyer të USAID, hedhim edhe një hap më shumë, duke kërkuar realizimin e plotë të të gjitha të drejtave pronësore të grave, duke kërkuar edhe të drejtën e tyre për të trashëguar, edhe të drejtën e tyre për të pasur qasje në burime ekonomike e financiare, edhe të drejtën e tyre për mundësi të barabarta.Jemi të përkushtuar të mbrojmë këto të drejta pasi gratë janë gjysma e shoqërisë, dhe potenciali i tyre ekonomik mund të kthehet në katalizator të mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike për vendin tonë.Dëshiroj të falënderoj USAID, juve drejtor Hope, ambasadorin Delawie dhe popullin amerikan për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për ta forcuar shtetin tonë, veçanërisht për mbështetjen e tyre në mbrojtjen e të drejtave të barabarta të grave e cila garanton një shoqëri të avansuar, dhe e cila garanton një shtet të fort. Miq të dashur,Zonja dhe zotërinj, Kjo ditë njëherit shënon edhe kurorëzimin e 16 ditëve të aktivizmit botëror kundër dhunës në baza gjinore. Jo rrallë herë jemi dëshmitar të binomit negativ të dhunës së ushtruar ndaj grave e vajzave dhe statusit të tyre ekonomik.Të drejtat e mohuara për qasje në pronë, ua mohojnë atyre të drejtën për pavarësi financiare e ekonomike, e duke u pamundësuar jo rrallë herë grave ndërprerjen e marrëdhënieve abuzive, të cilat siç i kemi parë mund të çojnë deri të mohimi i të drejtës së tyre për jetë. E drejta për pronë është një e drejtë e pamohueshme, por ne çdo ditë përballemi me histori të shumta të grave si të Shyhrete Berishës, e drejta e së cilës i është mohuar në një kohë kur mban mbi supet e saj dhimbjen e madhe të humbjes së familjes së saj.Janë këto histori e të tjera të ngjashme si këto, të cilat duhet t’i adresojmë, duhet t’i ndryshojmë, t’i kthejmë në histori të papranueshme për ne si shoqëri, të cilat nuk zënë vend në shtetin tonë dhe në shoqërinë tonë.Është e vërtet, diskursi shoqëror ende ngec në reflektimin e argumentin ekonomik, social e atë politik të fuqizimit ekonomik të gruas i cili ndikon te e gjithë shoqëria jonë.Ne e dimë që kemi ende rrugë për të bërë për të njohur efektet pozitive e të shumëfishta që fuqizimi ekonomik i gruas që ajo sjell jo vetëm në mirëqenien individuale të gruas, por edhe në atë të familjes dhe të gjithë shoqërisë dhe rëndësinë që qasje në pronë mund të luan në këtë aspekt.Por është shumë e qartë se garantimi i të drejtës në pronë është edhe respektim i të drejtës ekonomike, sociale e kulturore e të gjithë qytetarëve tanë, garantimi i së cilës i kontribuon sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik të vendit dhe mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë tonë.Andaj iniciativa si kjo e sotmja, duhet të gjejnë përkrahje e të gjithë neve.Dëshiroj të përgëzoj gjithashtu edhe iniciativën e ndërmarr nga Ministria së Drejtësisë, me përkrahjen e USAID, për të përpiluar strategjinë kombëtare për të drejtat pronësore, duke i kushtuar një fokus të veçantë të drejtës pronësore të grave dhe nevojës së adresimit të problematikave me të cilat gratë përballen në realizimin e kësaj të drejte. Nga e cila pres të reflektoj masa konkrete në garantimin më efikas të qasjes së grave në pronësi. Të dashur miq, Një drejtë e cila i mohohet një gruaje, është një e drejtë e cila i mohohet të gjithë shoqërisë. Ju ftoj të gjithëve të punojmë së bashku, për të mirën tonë, për të mirën e gjeneratave të ardhshme, për një shoqëri që respekton dhe mbron në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat e qytetarëve të saj pa dallim. Ju faleminderit!