DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALA E FATMIR SEJDIUT, PRESIDENT I SAPOZGJEDHUR I KOSOVËS

Ju, përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës, më keni nderuar sot duke më zgjedhur President të vendit tonë Kosovës. Ky është nderim dhe privilegj i madh për mua, por njëkohësisht barrë me peshë dhe përgjegjësi të veçantë. Unë zgjidhem në këtë detyrë dhe marr postin që ka mbajtur Presidenti ynë i parë dhe tashmë historik, Dr. Ibrahim Rugova. Këtë post të lartë Presidenti Rugova e bënte edhe më të madh me figurën e vet të veçantë prej njeriu e prijësi të papërsëritshëm.

Presidenti Rugova ka lënë një trashëgimi të pasur politike e shtetërore, të ndërtuar me dije, me mund e sakrifica, por edhe me guxim të pashoq, për më shumë se një dekadë e gjysmë. Kjo trashëgimi ka shtruar rrugën e sigurt për të përmbyllur procesin e pavarësimit të vendit tonë të dashur, Kosovës. Pavarësia nuk është vetëm një privilegj për të jetuar të lirë e me dinjitet njerëzor e nacional, por është edhe obligim dhe përgjegjësi, gjithashtu.Të nderuar deputetë,Të dashur qytetarë të Kosovës,Zonja dhe zotërinj,Presidenca e Kosovës, nën udhëheqjen time, do të bashkëpunojë ngusht me institucionet e tjera të Kosovës, me partitë politike në pushtet dhe në opozitë, me grupet etnike dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për të siguruar unitetin e popullit dhe funksionimin demokratik të institucioneve të vendit, si dhe përshpejtimin e proceseve për zhvillimin ekonomik, prosperitetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e plotë të të gjithë qytetarëve. Kjo është detyrë e imja kushtetuese, ky është obligim qytetar i imi dhe i secilit institucion e qytetar të vendit, sidomos tani që përmbushja e synimit tonë për Kosovën shtet të pavarur e sovran është afër. Si President, do të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me UNMIK-un dhe KFOR-in, TMK-në dhe SHPK-në,  për të forcuar më tej institucionet e Kosovës dhe sigurinë e vendit.Fillimi tashmë i një procesi të gjithashshëm ndërkombëtar për përcaktimin e statusit të Kosovës shtron para nesh detyra esenciale. Ju siguroj se unë, si President, do të kem angazhim parësor udhëheqjen dhe vazhdimin e punës së Ekipit Negociator të Kosovës si ekip i unitetit, ashtu si e kishte strukturuar Presidenti Ibrahim Rugova, për të përshpejtuar këtë proces përballë nevojave të vendit tonë dhe vendosmërisë së bashkësisë ndërkombëtare për ta përmbyllur me sukses këtë proces sa më parë, gjatë këtij viti, në përputhje të plotë me vullnetin e popullit të Kosovës. Në këtë kuadër, bashkëpunimi i ngushtë me Emisarin e OKB-së për Statusin e Kosovës, Presidenti Maarti Ahtisaari, ka rëndësi të veçantë.Poashtu, zotohem se unë dhe ekipi im do të bashkëpunojmë ngusht me SHBA-të, Unionin Evropian, dhe Grupin e Kontaktit,  me qëllim që Kosovën ta bëjmë shtet në paqe me veten dhe fqinjtë e vet, një vend që do të garantojë të gjitha liritë qytetare, njerëzore dhe të pakicave, në pajtim me standardet më të larta që ka vendosur bota demokratike. Dhe në të njëjtën kohë të shprehim denjësinë tonë për të qenë partner i integruar në strukturat euro-atlantike.Nga ky vend, nga Kuvendi i Kosovës, që është insitucioni më i lartë që mbledh përfaqësuesit e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të të gjitha përkatësive etnike, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, në veçanti pjesëtarëve të komunitetit serb, të punojmë së bashku për një Kosovë demokratike, prosperuese dhe tolerante, ku respektohen dhe nderohen veçantitë e secilit.Të nderuar deputetë dhe qytetarë të Kosovës,Betohem solemnisht se do të ruaj dhe mbroj unitetin e popullit, tërësinë tokësore të vendit, dhe do të siguroj funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës. Ju falemnderit!

This site is registered on wpml.org as a development site.