presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të deputetëve të Unionit Inter-Parlamentar të Britanisë së Madhe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të deputetëve të Unionit Inter-Parlamentar të Britanisë së Madhe.

Presidentja Jahjaga falënderoi deputetët britanikë për ndihmën që Britania e Madhe i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës dhe vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të forcohen në fushën politike, ekonomike dhe në fusha të tjera.Presidentja Jahjaga tha se synim parësor i Kosovës është shtimi i njohjeve dhe anëtarësimi i saj në BE, NATO, OKB dhe në të gjitha organizatat rajonale e ndërkombëtare.Ajo tha se anëtarësim i Kosovës në Partneritetin për Paqe dhe në veçanti marrëdhënia kontraktuale me BE-në do të ndihmonte përshpejtimin dhe thellimin e reformave në vend.Presidentja Jahjaga tha se pavarësia e Kosovës ka stabilizuar rajonin dhe vizion i saj është anëtarësimi i plotë i gjithë rajonit në të gjitha organizmat ndërkombëtare.Presidentja e Republikës së Kosovës tha se mospajtimet në rajonin e Ballkanin duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe respektimit të ndërsjellë të integritetit territorial dhe sovranitetit të secilit vend.Ajo tha se institucionet e Kosovës, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, janë të përkushtuara që të vendosin sundimin e ligjit në komunat në veri të Kosovës, me qëllim të ofrimit të pakos ekonomike dhe të përfitimeve kushtetuese për qytetarët që jetojnë atje.Ajo tha se Ahtisaari Plus për veriun nuk është opsion sepse do të rrënonte të arriturat në Kosovë dhe nuk do të garantonte integrimin por do të çonte drejt ndarjes. Presidentja Jahjaga tha se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është rruga e vetme për të normalizuar marrëdhëniet dhe vlerësoi se të dyja vendet duhet ta ndihmojnë dhe jot a kundërshtojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve evropiane.  Ajo tha se zgjidhjet në këtë dialog duhet të jenë të bazuara në praktikat më të mira evropiane.Anëtarët e delegacionit vlerësuan marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Kosovën dhe theksuan nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Parlamenteve të të dyja vendeve.Deputetët e Unionit Inter-Parlamentar të Britanisë së Madhe i dhanë mbështetje aspiratave të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.